Home / Lajme / Maqedoni / Kaliopi:Nuk kam problem të këndoj shqip

Kaliopi:Nuk kam problem të këndoj shqip

7 tetor-Ajo në intervistën për Tv Kohën ka nënvizuar se është ndier mjaft emocionuese kur në skenën e këtij festivali në Shqipëri, është kthyer tre herë në skenë nga ana e publikut, kurse nënvizon se ka kënduar edhe këngën “Moj e bukura mora”. Ajo shpreh keqardhje që nuk din mirë shqip por nënvizon se nuk e ka problem të këndojë një këngë në shqip, njofton Tv Koha.

Këngëtarja e njohur Kaliopi ka paralajmëruar koncert në Tetovë. Ajo nuk ka zbuluar detajet se kur do të mund të mbahet por ka theksuar se me kërkesë të publikut do të jetë shumë shpejt me një koncert para tetovarëve. Ajo ka ftuar të gjithë pa dallim feje dhe etniteti që të marrin pjesë në koncert. Kaliopi në një intervistë të realizuar në Televizionin Koha ka theksuar se muzika nuk njeh kufi, kurse ka bërë të ditur se që në vitin 2006 ajo ka marrë pjesë në festivalin Kënga Magjike në Shqipëri me tekstet e saja.
“Muzika nuk njeh kufi, kurse unë kam një bashkëpunim të mirë me këngëtarët e Shqipërisë si Jonida Maliqin, Ardit Gjebrean, Lejdina Çelo, kurse bashkëpunim më të mirë kam me Aida Barakun dhe ARmend Rexhepagiqin.Mendoj se muzika është ajo që na ka bashkuar dhe ky qiell ka vend për të gjithë dhe muzika është ajo që na bashkon neve të gjithëve”, ka thënë Kaliopi në një intervistë për Televizionin Koha.

Ajo në intervistën për Tv Kohën ka nënvizuar se është ndier mjaft emocionuese kur në skenën e këtij festivali në Shqipëri, është kthyer tre herë në skenë nga ana e publikut, kurse nënvizon se ka kënduar edhe këngën “Moj e bukura mora”. Ajo shpreh keqardhje që nuk din mirë shqip por nënvizon se nuk e ka problem të këndojë një këngë në shqip, njofton Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *