Home / Lajme / Rajon / Kapen 70 klandestinë nga Siria

Kapen 70 klandestinë nga Siria

28 tetor-Katër ditë më parë, sërish policia e Gjirokastrës ndaloi 44 shtetas sirianë, të cilët dyshohet se kishin hyrë në Shqipëri përmes Greqisë. Mes klandestinëve të ndaluar ishin edhe dy gra dhe një fëmijë.

Policia e Gjirokastrës ka zhvilluar në orët e para të së martës një tjetër operacion për frenimin e flukseve të emigrantëve ilegalë, që përdorin Shqipërinë për të kaluar në vendet fqinje.

Sipas informacioneve të autoriteteve lokale, blutë e qytetit në bashkëpunim me efektivët e repartit Delta kanë mundësuar ndalimin e 70 klandestinëve nga Siria.

Sipas burimeve, ata janë ndaluar pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative, në momentin që po kalonin në fshatin Glinë.

Katër ditë më parë, sërish policia e Gjirokastrës ndaloi 44 shtetas sirianë, të cilët dyshohet se kishin hyrë në Shqipëri përmes Greqisë. Mes klandestinëve të ndaluar ishin edhe dy gra dhe një fëmijë.

Destinacioni i tyre mendohet të ketë qenë një prej vendeve të Europës perëndimore. Autoritetet shqiptare nisën menjëherë proçedurat për kthimin e tyre në Siri.

Gjithashtu, më herët gjatë muajit, blutë e qytetit jugor, që duket se është kthyer në një aks të rëndësishëm tranziti për klandestinët, ndaloi 76 sirianë të tjerë.
/ Top Channel

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *