Home / Lajme / Rajon / Katërshja me plan për 2 tetorin

Katërshja me plan për 2 tetorin

1 tetor-Kështu ka bërë të ditur këshilltari politik i kreut të AAK-së Ramush Haradinaj, Avni Arifi, i cili për Tribunën ka ritheksuar edhe njëherë faktin se liderët tashmë kanë një skenar se si do të veprojnë, mirëpo kjo do të kuptohet sipas tij vetëm me datën 2 tetor.

Blloku LVAN nuk do të shkojë në seancën e 2 tetorit i papërgatitur. Përfaqësuesit e këtij Blloku tashmë kanë një skenar se si do të veprojnë.

Bllokimi i seancës dhe shkarkimi i kryesueses Flora Brovina mbeten opsionet e hapura.

Kështu ka bërë të ditur këshilltari politik i kreut të AAK-së Ramush Haradinaj, Avni Arifi, i cili për Tribunën ka ritheksuar edhe njëherë faktin se liderët tashmë kanë një skenar se si do të veprojnë, mirëpo kjo do të kuptohet sipas tij vetëm me datën 2 tetor.

Sipas tij, opsionet tashmë janë prezente në opinion dhe se si do të veprohet deri të enjten qytetarët do të njoftohet me kohë.

“Po, të katër liderët e dinë se si do të veprojnë. E kanë një skenar, mirëpo gjithçka do ta kuptoni me kohë”, ka thënë Arifi.

Për të, opsionet që deri më tani kanë qarkulluar në opinion si bojkotimi i seancës apo edhe shkarkimi i kryesueses Brovina janë të mundshme, por për njërin prej tyre do të vendos katërshja e LVAN. /Tribuna/

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *