Home / Lajme / Maqedoni / Keqparkimi dukuri e shëmtuar në Tetovë

Keqparkimi dukuri e shëmtuar në Tetovë

10 tetor-Mungesa e vendparkimeve dhe shpesh herë mosfunskionimi I merimangës e ka bërë të veten, kurse gjobitja shpesh herë është e pasuksesshme ngase çdo herë gjenden rrugë aletarntive për të shlyer dënimet.

Gjatë 9 muajve të kaluar të këtij viti në Tetovë dhe më gjërë janë përgatitur dhe dorëzuar 646 fletëpagesa për pagesë të dënimit për keq parkim nëpër kryqëzime por edhe nëpër vende tjera për të cilat dënimi është nga 200 deri 250 euro në kundërvlerë me denarë, njofton Tv Koha.

Për këto lloj kundërvajtjesh janë përgatitur 768 thirrje për pagesë të dënimit prej 35 deri 45 euro, 161 vërejtje apo gjithsej 1575 parashtresa për keqparkim në afërsi të udhëkryqeve, trotuareve, hapësirave të gjelbërta apo në rrugë afër veturës tjetër të parkuar fenomen ky që sipas policisë akoma është i pranishëm në Tetovë dhe më të cilën përballen polic të stacionit policor për siguri në komunikacionin rrugor.

Për periudhën në fjalë për 49 këmbësorë është përgatitur thirrje për pagesë të dënimit nga 25 deri 45 euro të cilët kanë lëvizur në rrugë ku qarkullojnë veturat, kalim I rrugës në vende joadekuate etj ndërsa 70 të tjerë kanë kaluar vetëm me vërejtje, 49 këmbësorë dhe 18 vozitës dhe motoçiklist janë thirrur për këshillim. Shërbimi merimangë me asistencë të policisë së Tetovës gjatë 9 muajve gjithsej ka marrë 385 vetura për parkim të padrejtë rreth pjesës qendrore, e cila është më shumë e frekuentuar, raportopn Tv Koha.

Gjatë këtij viti janë regjistruar rreth 61 aksidente ku viktimë kanë qenë këmbësorët. Sektori për Punë të Brendëshme edhe më tej do të vijojë me masat preventive për përballje me vozitësit dhe këmbësorët e padisiplinuar dhe apelon që deri në fund të respektojnë shenjat ekzistuese të cilët e rregullojnë parkimin, sid he lëvizjen e këmbësorëve. Keqparkimi në Tetovë pothuajse me vite të tëra është një dukuri e cila nuk po gjen zgjidhje.

Mungesa e vendparkimeve dhe shpesh herë mosfunskionimi I merimangës e ka bërë të veten, kurse gjobitja shpesh herë është e pasuksesshme ngase çdo herë gjenden rrugë aletarntive për të shlyer dënimet. Tv Koha

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *