Home / Lajme / Maqedoni / Këshilli Gjyqësor plotësoi vendet e lira

Këshilli Gjyqësor plotësoi vendet e lira

28 tetor- “Tani për tani do të delegojmë vetëm 7 gjykatës, të cilët do të fillojnë me punë nga 1 nëntori 2014. Nëse ka nevojë për numër plotësues do të delegohen edhe dy gjykatës që do të fillojnë me punë më 1 janar 2015”, tha Vera Andrejçin, zëdhënëse e Këshillit Gjyqësor.

Pas arrestimit të Gjykatësve në aksionin policor “Justicia”, Këshilli Gjyqësor plotësoi sot vendet vakante duke emëruar 7 gjykatës të rinj. Gjykatësit do të shpërndahen në Gjykatat Themelore të Tetovës, Kumanovës dhe Negotinës, ndërsa do të fillojnë me punë nga 1 nëntori. Ajo që bie në sy është se me gjithë përfaqësimit të ulët të shqiptarëve në Gjykata, nuk është shfrytëzuar mundësia për përmirësimin e shifrave. Mes të deleguarve në Tetovë dhe Kumanovë dominojnë gjykatësit maqedonas.

“Gjykatës në Gjykatën Themelore në Tetovë, Ivica Nikollovski, Ljubço Spirovski, Sadulla Izairi. Gjykatës në Gjykatën Themelore në Kumanovë Jusuf Ajrullahu, Branka Naumoska dhe Danica Pavlloska, dhe gjykatësja në Gjykatën e Negotinës Aleksandra Pop Stefanija”, deklaroi Mirjana Gocevska Stefanovska, Anëtare e Këshillit Gjyqësor.

Zëdhënësja e Këshillit Gjyqësor theksoi se mbetja e vendeve vakante pas aksionit policor nuk ka ndikuar në efikasitetin e Gjykatave. Nëse në periudhën në vazhdim do të paraqitet nevoja për kuadro të rinj, do të delegohen edhe dy gjykatës, nga janari i 2015-tës.

“Tani për tani do të delegojmë vetëm 7 gjykatës, të cilët do të fillojnë me punë nga 1 nëntori 2014. Nëse ka nevojë për numër plotësues do të delegohen edhe dy gjykatës që do të fillojnë me punë më 1 janar 2015”, tha Vera Andrejçin, zëdhënëse e Këshillit Gjyqësor.

Përfaqësimi në Gjykata është nënvizuar si shqetësues në të gjitha raportet e fundit të Avokatit të Popullit për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, ndërsa vërejtjet për gjyqësorit zënë vendin kryesor edhe në Raportet e Komisionit Evropian për Maqedoninë. Alsat

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *