Home / Lajme / Maqedoni / ‘Komitët’ marshuan mbrëmë rrugëve të Shkupit

‘Komitët’ marshuan mbrëmë rrugëve të Shkupit

22 tetor-“Kemi denoncime për zhurmë me bori veture dhe ndezje të flakadanëve. Nga ana jonë punohet në vërtetimin e identitetit dhe më pas padi kundërvajtës për prishjen e rendit dhe qetësisë publike në bazë të Nenit 32 të ligjit për prishjen e rendit dhe qetësisë publike. Është kryer siguri fizike nga ana e autoriteteve policore”, thuhet në njoftimin e SPB Shkup

Një natë para ndeshjes mes Vardarit dhe Shkëndijës, tifozët e klubit shkupjan ‘Komitët’ kanë marshuar mbrëmë rrugëve të Shkupit duke prishur rendit dh qetësinë në disa raste. Madje grupi i njohur për probleme ‘Komitët’ ishin nën shoqërim të policisë. Nga SPB-ja e Shkupit njoftuan sot se janë duke punuar në identifikimin e personave që kanë prishur rendin dhe qetësinë publike. Shoqërimin e ‘Komitëve’ nga pjesëtarët e policisë në SPB-në e Shkupit e vlerësojnë si siguri që tifozët mos të sulmojnë ndokënd dhe mos të sulmohen nga ndokush.

“Kemi denoncime për zhurmë me bori veture dhe ndezje të flakadanëve. Nga ana jonë punohet në vërtetimin e identitetit dhe më pas padi kundërvajtës për prishjen e rendit dhe qetësisë publike në bazë të Nenit 32 të ligjit për prishjen e rendit dhe qetësisë publike. Është kryer siguri fizike nga ana e autoriteteve policore”, thuhet në njoftimin e SPB Shkup

Nga ana tjetër grupi i tifozëve ‘Shvercerat’ thonë se policia nuk punon në mënyrë transparente. Ata kërkojnë sanksionimin e ‘Komitëve’ për marshimin e mbrëmshëm.

“Policia nuk vepron drejt. Vetëm kur jemi në shqiptarët, posaçërisht “Shvercerat”, ndërsa të tjerët asnjëherë. Jemi dëshmitarë që në ndeshjen Serbi-Shqipëri u dënuan 15 shqiptarë në Tetovë për prishjen e rendit dhe qetësisë publike, vetëm se kanë përdorur boria, kurse dje “Komitët” në Shkup, bën edhe më tepër dhe prapë ishin përcjell nga policia. Atëherë policia si do t’i identifikojë përderisa vet edhe i ka përcjell. Kjo patjetër duhet të sanksionohet”, deklaroi Jusuf Ramadani, Shvercer.

Bazuar në ligjin për prishjen e rendit dhe qetësisë publike, grupi tifozëve “Komitët” duhet gjobitur në bazë të neneve 8 dhe 32

Neni 8
“Kush prish qetësin e tjetrit, me këndi, shfrytëzimin e instrumenteve muzikore, radio apo aparat televiziv dhe mjete tjera teknike, sikurse edhe mjete të tjera mekanike (zhurma motorike dhe të ngjashme), në periudhë kohore nga ora 15:00 deri në orën 18:00 dhe nga ora 23:00 deri në orën 06:00 të nesërme, policia do ta ndaloj dhe do t’i përcaktoj gjobën prej 200 deri në 500 euro, me kundërvlerë në denarë”.

Neni 32
“Ai që në vend publik, në mënyrë të paautorizuar përdor fishekzjarrë, flakadan ose të ngjashme dhe nuk merr masa sigurie në bazë të Nenit 39 nga ky ligj, i përcaktohet gjobë prej 100 deri në 400 euro, me kundërvlerë në denarë”.

Një leje e tillë nga autoritetet policore për përcjelljen e tifo grupeve deri sa marshojë rrugëve, mund të vë në rrezik rendin dhe qetësin publike.Alsat

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *