Home / Lajme / Maqedoni / Komuna e Tetovës akoma pa zgjidhje për deponin (VIDEO)

Komuna e Tetovës akoma pa zgjidhje për deponin (VIDEO)

Tetovë, 18 tetor – Qyteti i Tetovës është duke u përballurë me problemin e ajrit të ndoturë si pasojë e kësjaë qyteti i Tetovës është ndër qytetet me ajër më të ndoturë në rajon dhe në republikën e Maqeonisë, transmeton Televizioni Koha.

Deponia e egër apo vend ngarkim shkarkimi i cila gjendet në qytetin e Tetovës e ndhimon që ajri në qytetin e Tetovës të jetë edhe më i papastër, transmeton Televizioni Koha.

Kryetarja e komunës së Tetovës e pyeturë në lidhje më këtë problematik tha se atë problem e ka gjeturë që kur ka ardhurë dhe se këtë vit është duke punarë për ujësjellsin.

“Mjete nga niveli qendror nuk kemi për këtë stacion faktikisht mjetet për investime kapitale nga niveli qendror këtë vit ne i orientuam tek uji, duke i dhënë përparësi çështjes së ujit, ndërkohë që ne si komunë kemi ndarë mjete për stacionin e ngarkim shkarkimit” tha kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi, transmeton Televizioni Koha.

E pyetur nga Televizioni Koha se kur do të fillohet me realizimin e projekteve kapitale të premtuara në fushatë si ndërrtimi i ujësjellësit, ndërtimi i shkollës në fshatin Recicë e vogël si dhe hapja e bulevardeve ajo u shpreh se punët rreth këtyre projekteve janë duke u realizuar.

Këto komente Arifi i bëri në kuadër të fushatës ekologjike “Për një Maqedoni më të pastër” të organizuar nga Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësiror, Komuna e Tetovës sot është kycur në këtë fushatë ekologjike në koordinim me shkollat fillore dhe të mesme dhe me shërbimet komunale ku nxënnësit e shkollave të mesme dhe fillore kanë pastruar shkollat dhe ambientin perreth ndërsa mdërmarrja publike komunale në bashkëpunim me me Njësinë Territoriale Kundër Zjarrit ka bërë grumbullimin e mbeturinave si dhe pastrimin e rrugëve të qytetit. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *