Home / Lajme / Maqedoni / Komuna Zhelinës ndihmon skamnorët (VIDEO)

Komuna Zhelinës ndihmon skamnorët (VIDEO)

Tetovë, 01 tetor – Komuna e Zhelinës sot ka filluar fazën e dytë për shpërndarjen e ndihmave sociale për familjet me nevoja të veçanta dhe personat e vetmuar si dhe me nevoja të veçanta, njofton Televizioni Koha.

Nga komuna e Zhelinës thonë se në këto pako ushqimore janë të gjitha materialet e nevojshme që i nevojiten një familjes për rreth 3 muaj, ku përfshihen ushqimet kryesore si dhe detergjentet kryesore për një familje.

Shefja e kabinetit të kryetarit të komunës së Zhelinës thotë se tash më komuna Zhelinës bën ndarjen ndihmave për së dyti herë me radhë dhe se hera e parë ka qenë në para festës së Fitër Bajramit dhe tani para festës së Kurban Bajramit është faze e dytë, ndërsa faza e tretë do të jetë para festave të fundë vitit, transmeton Televizioni Koha.

Këto ndihma do të ndahen me mjete të komunës së zhelinës të cilat janë paraparë në buxhet ndërsa janë përfshi 300 familje të jetimëve, personave me nevoja të veçanta dhe skamnorëve. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *