Home / Lajme / Maqedoni / Kontrolle të repta në transportin publik (VIDEO)

Kontrolle të repta në transportin publik (VIDEO)

Tetovë, 29 tetor – Stacioni policor për siguri në komunikacionin rrugor, kanë vazhduar aktivitetet kontrolluese për rend më të madh dhe siguri në komunikacionin rrugor, transmeton Televizioni Koha.

Gjatë kontrollit të realizuar ditën e djeshme janë kontrolluar gjithsej 103 vetura të transportit publik, 71 prej të cilave janë dërguar për kontroll teknik ndërsa 18 prej tyre kanë pasur parregullsi teknike, 3 pajisje të dëmtuara, 2 skadim të regjistrimit, 5 vozitës nuk kanë përdorur rripin e sigurisë ndërsa 1 ka pasur më shumë udhëtar se sa e lejuara. Shkeljet e konstatuara janë sanksionuar me 64 fletëpagesa për pagesë të dënimit, 6 thirrje për pagesë të dënimit dhe 19 largim të veturave nga komunikacioni. Aktivitete të këtilla dje paradite gjithashtu janë realizuar edhe nga ana e policisë së Gostivarit, transmeton Televizioni Koha.

Në këtë aksion kontrollues janë kontrolluar 63 vetura që bëjnë transport publik. 35 nga ato janë dërguar për kontroll teknik, ku 9 prej tyre kanë pasur parregullsi teknike, 5 skadim të regjistrimit, 7 parregullsi në frena, 3 nuk kanë poseduar pajisjet e nevojshme. Për shkeljet e konstatuara janë përgatitur 24 fletëpagesa për pagesë të dënimit, përderisa 12 vetura janë larguar nga komunikacioni ndërsa veturat me frena të dëmtuar do të përballen me 400 euro dënim në kundërvlerë me denarë, ndërsa ata me problem teknik do të dënohen me 300 euro, transmeton Televizioni Koha.

Aktivitete të këtilla kontrolluese janë planifikuar të realizohen edhe gjatë periudhës së ardhshme me qëllim që në kohë të kapen dhe largohen nga komunikacioni parregullsitë teknike me qëllim të rritjes së sigurisë së udhëtarëve dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *