Home / Lajme / Rajon / Kosova në fazën kritike

Kosova në fazën kritike

29 tetor-Mirëpo, pavarësisht këtij “alarmi”, liderët politikë të të dyja taborëve, PDK-së në njërën anë dhe Bllokut (LVAN) në anën tjetër, vazhdojnë të jenë të padëgjueshëm jo vetëm ndaj kërkesës së presidentes, por edhe ndaj thirrjeve të faktorit ndërkombëtar, se duhet t’i lënë anash inatet dhe të bashkohen për krijimin e institucioneve të reja

Qëndrueshmëria politike dhe buxhetore e Kosovës po lëkundët si pasojë e inateve të liderëve partiakë, konsiderojnë nga Presidenca e KOsovës. Pavarësisht këtij “alarmi”, liderët e dy taborëve, PDK-së dhe Bllokut, mbesin të barrikaduara në qëndrimet e tyre.
Zyra e presidentes Jahjaga ka dhënë alarmin për “lëkundjen” e qëndrueshmërisë së shtetit të Kosovës, ndërsa e konsideron të domosdoshëm bashkimin e liderëve partiakë në një takim të përbashkët, për të gjetur zgjidhje për tejkalimin e krizës.

Nëpërmjet zëdhënësit të saj, Arbër Vllahiu, presidentja Jahjaga konsideron se Kosova po hyn jo vetëm në krizën e thellë politike, por edhe në atë buxhetore.
Mirëpo, pavarësisht këtij “alarmi”, liderët politikë të të dyja taborëve, PDK-së në njërën anë dhe Bllokut (LVAN) në anën tjetër, vazhdojnë të jenë të padëgjueshëm jo vetëm ndaj kërkesës së presidentes, por edhe ndaj thirrjeve të faktorit ndërkombëtar, se duhet t’i lënë anash inatet dhe të bashkohen për krijimin e institucioneve të reja.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *