Home / Lajme / Rajon / Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi, së shpejti me marrëveshje për kufirin

Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi, së shpejti me marrëveshje për kufirin

22 tetor-Caktimi i kufirit mes Malit të Zi dhe Shqipërisë ka përfunduar në vitin 2009, por të dy vendet kanë ende pretendime që nuk janë zgjidhur pavarësisht 12 takimeve që kanë zhvilluar.

Një marrëveshje historike në pikën e takimit të kufijve të tre vendeve të Ballkanit, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës do të nënshkruhet së shpejti, njoftoi ministri i Brendshëm i Malit të Zi.

Marrëveshja, që u propozua nga Mali i Zi, synon të zgjidhë pjesërisht një mosmarrëveshje për kufirin mes Malit të Zi dhe Kosovës që ka zgjatur që prej vitit 2011.

“Arritja e një marrëveshje mes Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kosovës do të kontribuojë në zhvillimin e marrëdhënieve të mira të fqinjësisë, stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajon,” tha ministri për BIRN.

Caktimi i kufirit mes Malit të Zi dhe Shqipërisë ka përfunduar në vitin 2009, por të dy vendet kanë ende pretendime që nuk janë zgjidhur pavarësisht 12 takimeve që kanë zhvilluar.

Kosova dhe Mali i Zi filluan konsultimet për nënshkrimin e një marrëveshje për caktimin e kufirit në vitin 2011. Mali i Zi kufizohet 79 kilometra me Kosovën, në verilindje.

Edhe pse ka vite që janë kryer bisedimet, Kosova dhe Mali i Zie kanë shtyrë firmosjen e një marrëveshje pa dhënë shpjegime.

Këto dy vitet e fundit, banorët në fshatrat kufitarë pranë qytetit perëndimor të Kosovës, Pec, kanë protestuar në disa raste për kufirin e paqartë.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *