Home / Lajme / Rajon / Kosovë: Deputetët 500 mijë € paga, asnjë ditë punë

Kosovë: Deputetët 500 mijë € paga, asnjë ditë punë

22 tetor-or, nuk janë vetëm deputetët të cilin po “vjelin” nga buxheti i shtetit, pasi që edhe qindra e mijëra euro tjera shpenzohen për stafin e Kuvendit, pa pasur ndonjë angazhim të posaçëm deri në konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ka mjaftuar vetëm mbajtja e seancës së parë konstituive më 17 korrik dhe deputetët e kësaj legjislature me dhënien e betimit, të hyjnë në listën e pagave duke marrë për çdo muaj nga 1 mijë e 488 euro.
Dhe sipas një përllogaritjeje, më shumë se gjysmë milioni euro është dëmtuar buxheti i Kosovës nga këta deputetë, që nuk kanë bërë asnjë punë në Kuvendin e Kosovës, që nga dita e parë.
Por, nuk janë vetëm deputetët të cilin po “vjelin” nga buxheti i shtetit, pasi që edhe qindra e mijëra euro tjera shpenzohen për stafin e Kuvendit, pa pasur ndonjë angazhim të posaçëm deri në konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Nga 120 deputetët sa numëron legjislativi, aktualisht pagën e plotë të deputetit po e marrin 107 parlamentarë, derisa pjesa tjetër i marrin pagat në institucionet tjera ku janë të angazhuar si në qeveri, apo universitete.

Gjithashtu lexo

Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Një telefonatë e mbërritur paraditen e së dielës në numrin e emergjencave 112, ka lajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *