Home / Lajme / Rajon / Kosovë, Jahjaga mund t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme

Kosovë, Jahjaga mund t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme

27 tetor-“E ritheksojmë edhe njëherë faktin se, nëse liderët e partive politike në vend nuk ofrojnë asnjë zgjidhje dhe nëse zgjedhjet shihen si e vetmja alternativë e mbetur, atëherë duhet të shihet mundësia që vendi të nxirret nga kjo situatë e pamundshme”, ka thënë Vllahiu

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, do të mund të marrë një vendim për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, nëse liderët nuk do ta arrijnë një marrëveshje në mes vete për situatën e krijuar në vend.
Veprimet e ardhshme që mund të marrë e para e shtetit për tejkalimin e krizës institucionale në vend, sipas zëdhënësit të presidentes, Arbër Vllahiu, do të jenë në përputhje me kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës.

Në rast se dy taborët nuk arrijnë një marrëveshje, atëherë kjo sipas Vllahiut lë të hapur mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
“E ritheksojmë edhe njëherë faktin se, nëse liderët e partive politike në vend nuk ofrojnë asnjë zgjidhje dhe nëse zgjedhjet shihen si e vetmja alternativë e mbetur, atëherë duhet të shihet mundësia që vendi të nxirret nga kjo situatë e pamundshme”, ka thënë Vllahiu

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *