Home / Lajme / Rajon / Kosovë:Koha për ndërhyrjen e ndërkombëtarëve

Kosovë:Koha për ndërhyrjen e ndërkombëtarëve

3 tetor-Artan Muhaxhiri, thotë se tensionimi i situatës deri në këtë nivel, bën që edhe faktori ndërkombëtar të jetë shumë i kujdesshme me mënyrën se si do të intervenojë në zgjidhjen e kësaj krize. Sipas tij, që nga paslufta kjo është situata më e tensionuar në aspektin politik në Kosovë.

Pafuqia e presidentes Atifete Jahjaga për t’i bindur liderët e partive politike në vend që ta arrijnë një marrëveshje dhe shtyrja e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, kanë ndikuar në thellimin e krizës institucionale në vend.
Kjo krizë mund të vazhdojë edhe për një kohë, nëse bashkësia ndërkombëtare vazhdon të mos ndërhyjë.
Kështu të paktën vlerësojnë njohës të çështjeve politike në vend.
Ata mendojnë se situata e krijuar pas shtyrjes së seancës konstituive, është ndër më të tensionuarat që nga paslufta, andaj vlerësojnë se ndërhyrja e ndërkombëtarëve është e pashmangshme.
Artan Muhaxhiri, thotë se tensionimi i situatës deri në këtë nivel, bën që edhe faktori ndërkombëtar të jetë shumë i kujdesshme me mënyrën se si do të intervenojë në zgjidhjen e kësaj krize. Sipas tij, që nga paslufta kjo është situata më e tensionuar në aspektin politik në Kosovë. /Tribuna/

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *