Home / Lajme / Maqedoni / Kronika e Zezë (VIDEO)

Kronika e Zezë (VIDEO)

Tetovë, 16 tetor – Në orën 2 e 30 minuta pas mesnate në rrugën e Ilindenit në Tetovë ka ndodhur aksident komunikacioni, në këtë aksident bashkudhëtarja e në veturën BMV D.D 31 vjecare ka marrë lëndime trupore e cila është dërguar dhe mbajtur në spitalin klinik të Tetovës, transmeton Televizioni Koha.

Në orën 2 e 30 minuta pas mesnate në rrugën e Ilindenit në Tetovë ka ndodhur aksident komunikacioni mes veturës Ford Ka me regjistrim të Tetovës e drejtuar nga 28 vjecari S.F nga Tetova dhe veturës BMV me regjistrim të Bullgarisë e drejtuar nga D.D 28 vjecar. Në këtë aksident bashkudhëtarja e në veturën BMV D.D 31 vjecare ka marrë lëndime trupore e cila është dërguar dhe mbajtur në spitalin klinik të Tetovës. Është kryer hetim dhe janë zbardhur të gjitha detajet rreth këtij rasti ku është vërtetuar se vozitësit më herët kishin pasur zënkë verbale ku S.F e ka goditur me shuplake dhe e ka kërcënuat D.D pas cka edhe ka shkaktuar aksidentin, transmeton Televizioni Koha.

——

– Gjatë mbrëmjes mes 14 dhe 15 të këtij muaji është kryer vjedhje në kaseterinë Rinia në rrugën Marshall Tito në qendër të qytetit të Tetovës. Hajnat me forcë kanë hapur derën dhe pas bastisjes kanë marrë 23 mijë denar, 9 USB, kamerë, parfume të ndryshme dhe 2 telefona celular. Mbrëm nga ana e SPB Tetovë është thirrur 23 vjercari J.A nga I cili janë marrë sende të cilat dyshohet se janë vjedhur në kaseteri, ndërsa më pas janë dorëzuar pronarit të kaseterisë, transmeton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *