Home / Lajme / Maqedoni / Kronika e Zezë (VIDEO)

Kronika e Zezë (VIDEO)

Tetovë, 22 tetor – Nga SPB Tetovë njoftojnë se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 2 aksidente, një në autostradën Tetovë-Gostivar në afërsi të kthesës për në Negotinë dhe tjetra në rrugën lokale në Dobër Doll e cila çon për në autostradën Gostivar-Tetovë, transmeton Televizioni Koha.

– Mbrëmë rreth orës 2 në autostradën Tetovë Gostivar në afërsi të kthesës për në Negotinë ka ndodhur aksident trafiku mes dy veturave Polo me regjistrim të Kumanovës e drejtuar nga 52 vjecari L.F nga Forina dhe Tojota rava me regjistrim të huaj e drejtuar nga 51 vjecari D.S nga Gradeci. Vozitësi i veturës Pollo ka marrë lëndime trupore dhe pas dhënies ë ndihmës së parë në spitalin e Gostivarit është transferuar në klinikat e Shkupit, ndërsa vozitësi I veturës Tojota është lëshuar për kurim shtëpiak pas marrjes së ndihmës mjekësore. Është kryer hetim dhe janë zbardhur gjitha detajet rreth këtij aksidenti ku demi material është llogaritur 400 mijë denar njofton policia, transmeton Televizioni Koha.

– Dje rreth orës 8 në rrugën lokale në Dobër Doll e cila çon për në autostradën Gostivar Tetovë vetura e tipit Audi A4 me regjistrim të huaje drejtuar nga 22 vjecarja H.S nga Dobërdolli ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe ka goditur çezmën e betonit. Nga ky aksident nuk ka të lënduar ndërsa dëmi material është llogaritur 90 mijë denar. Është kryer hetim në vendin e ngjarjes ndërsa janë marrë masa për zbardhjen e plotë të rastit, transmeton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *