Home / Lajme / Maqedoni / Kryetari Bejta priti ambasadorin e SHBA-ve Uolers dhe ministrin e Drejtësisë, Jashari, u vizitua Gjykata e Apelit (VIDEO)

Kryetari Bejta priti ambasadorin e SHBA-ve Uolers dhe ministrin e Drejtësisë, Jashari, u vizitua Gjykata e Apelit (VIDEO)

Gostivar, 07 tetor – Bashkëbiseduesit diskutuan për tema aktuale në vend, rreth bashkëpunimin ndërmjet qeverisjes lokale dhe agjencive amerikane, sidomos për funksionimin e pushtetit lokal dhe zbatimin e decentralizimit.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Poll Uolers dhe Ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari vizituan Komunën e Gostivarit, ku u pritën nga kryetari Nevzat Bejta dhe më pas bashkërisht realizuan edhe një vizitë në Gjykatën e Apelit në Gostivar ku u pritën nga kryetari, Shefajet Hajdari, njofton Televizioni Koha.

Bashkëbiseduesit diskutuan për tema aktuale në vend, rreth bashkëpunimin ndërmjet qeverisjes lokale dhe agjencive amerikane, sidomos për funksionimin e pushtetit lokal dhe zbatimin e decentralizimit.

Kryetari Bejta pasi që dha një pasqyrë të shkurtër për funksionimin e komunës së Gostivarit, e informoi ambasadorin Uolers për punët e realizuar në komunë prej marrjes së mandatit deri në ditët e sodit. Ndërmjet tjerash kryetari Bejta theksoi se është në realizim e sipër të programit të vet dhe se ai program do të realizohet qind për qind dhe do të tejkalohet.

Kryetari Bejta potencoi se është duke u punuar në çdo vendbanim urban dhe rural të komunës, pa mos bërë dallime të komuniteteve që jetojnë në ato vendbanime, transmeton Televizioni Koha.

Bejta gjithashtu e informoi ambasadorin Uolers se personalisht gjatë kësaj periudhe ka takuar mbi katër mijë qytetarë duke i dëgjuar ata për çdo hall dhe nevojë që ata kanë.

Kryetari Nevzat Bejta e falënderoi ambasadorin Poll Uolers për përkrahjen e vazhdueshme të ambasadës dhe popullit amerikan për zhvillimin e Maqedonisë si shoqëri demokratike.

Ambasadori Uolers e përgëzoi kryetarin Bejta për aktivitet dhe punët që i realizon në komunën e Gostivarit dhe potencoi që Komuna e Gostivarit duhet të rritet dhe të ndiqet si model për funksionimin e mirëfilltë të bashkëjetesës midis komuniteteve dhe realizimit të barabartë të punëve në praktikë.

Uolers gjithashtu u interesua edhe për sfidat me të cilat përballët pushteti lokal si dhe funksionimin e decentralizmit, transmeton Televizioni Koha.

Ambasadori i SHBA-ve, Poll Uolers i shoqëruar nga Ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari dhe kryetarin e Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta realizuan edhe një vizitë pune në Gjykatën e Apelit në Gostivar ku u pritën nga kryetari Shefajet Hajdari.

Gjatë takimit të punës kryetari i Gjyqit të Apelit i informoi mysafirët për funksionimin e institucionit të cilin ai e udhëheq, për të arriturat dhe rezultat e këtij institucioni të lartë gjyqësor.

Ministri Jashari rikonfirmoi qëndrimin e tij publik se angazhohet të reformoj sistemin gjyqësor në Maqedoni me qëllim që i njëjti të jetë transparent, i drejtë dhe i besueshëm kundrejt gjithë qytetarëve të Maqedonisë, transmeton Televizioni Koha.

Ambasadori Uolers potencoi që përkrahja e sistemit gjyqësor në Republikën e Maqedonisë është një prej qëllimeve të shtetit që ai përfaqëson dhe ajo përkrahje do të vazhdoje edhe më tej si në aspekt teknik ashtu edhe në aspekt edhe të ngritjes profesionale.

Fundamenti i një demokracie të mirëfilltë është drejtësia funksionale dhe e drejtë.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta ambasadorit të SHBA-ve, Poll Uolers i dhuroi një pllaketë me simbol të komunës në shenjë falënderimi për kontributin që jep populli amerikan për vendin tonë. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *