Home / Lajme / Maqedoni / Kurbana plot – blerës pak (VIDEO)

Kurbana plot – blerës pak (VIDEO)

Tetovë, 02 tetor – Në prag të festës së kurban Bajramit në disa pika shitje në Tetovë blegtorë dhe stërshitës të shumtë ofrojnë kafshë për kurban të llojeve të ndryshme e që i plotësojnë kushtet fetare për këtë obligim fetar të muslimanëve.

Televizioni Koha vizitoi tregun e improvizuar tek stadiumi i qytetit ku bisedoi edhe me disa shitës të cilët shpalosën çmimet e kurbanëve që sipas tyre për bagëti të vogla çmimi sillet nga 100 deri në 250 euro varësishtë nga kurbani, ndërsa një kurban i madh ka një çmim më të lartë edhe nga nga 750 euro e deri në 1200 euro, transmeton Televizioni Koha.

Shitësit thonë se interesimi nga viti në vit është duke rënë, ndërsa sëmundja e gjuhës së kaltër nuk e ka kapluarë këtë rajon për shkak se veternierët i kanë rekomanduar që bagëtit e tyre të mos i zbresin nga bjeshkët, por edhe përkundër kësaj ata pohojnë se i kanë kryerë të gjitha kontrollet e nevojshme, njofton Televizioni Koha.

Përkundër këtyre pohimeve se shitësit garantojnë se kafshët nuk janë të sëmura objektivi i kamerës së Televizionit Koha xhiroi shumicën e kafshëve në treg ku shihet se tek shumica e bagëtive u vërejt se nuk kishin shenja të kontrollit të veterinarëve për të cilët shitësit ose kanë paguar ose nuk kanë paguar 150 denarëshin e obligueshëm, aq sa kushton kontrolli i tyre. Shitja e numrit të kurbaneve çdo vit është më i vogël për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike në të cilën ndodhen disa kategori të qytetarëve, kurse të tjerët ose blejnë kurban ose paguajnë vlerën e kurbanit në Muftininë e Tetovës ose në disa shoqata humanitare të cilët më pas i shpërndajnë tek nevojtarët ose ata që nuk kanë mundëis të therrin dhe të blejnë kurban. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *