Home / Lajme / Maqedoni / Kushtetuesja shtyn seancën emrat shqip të shkollave të Çairit (VIDEO)

Kushtetuesja shtyn seancën emrat shqip të shkollave të Çairit (VIDEO)

Shkup, 29 tetor – Gjykata Kushtetuese ka shtyrë shqyrtimin për riemërtimin e katër shkollave shqipe në Çair. Në këto katër shkolla në Çair, emrat e rinj qëndrojnë vetëm se në tabela, gjithçka tjetër është siç edhe ka qenë, e gjitha evidencat pedagogjike mbanë emrat e vjetër, nxënësit dy vite me radhë edhe pas ndryshimit të emrave, dëftesat i marrin me emrat e vjetër.

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë shqyrtimin e nismës për verifikimin e kushtetutshmërisë së vendimit për riemërtimin e katër shkollave shqipe në Çair. Nisma duhej të shqyrtohej sot, por anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë anuluar seancën, por pa dhënë arsyet e këtij vendimi.

Procedura për verifikimin e kushtetutshmërisë u iniciua nga drejtori i Inspektoratit të Pushtetit Lokal, Vanço Shehtanski. Ndërkohë, çështja e emrave të katër shkollave shqipe vazhdon të shkaktojë ndjeshmëri politike. VMRO-DPMNE është kundër këtij vendimi, sepse njëri nga emrat që do të mbajnë shkollat, është e një ish-ushtari të UÇK-së.

Ndryshe, në këto katër shkolla në Çair, emrat e rinj qëndrojnë vetëm se në tabela, gjithçka tjetër është siç edhe ka qenë, e gjitha evidencat pedagogjike mbanë emrat e vjetër, nxënësit dy vite me radhë edhe pas ndryshimit të emrave, dëftesat i marrin me emrat e vjetër.

Si duket qëndrimi në ekzekutiv për integristët është mbi të gjitha andaj nuk arrijnë të marrinë guximin që të firmosin madje edhe një vendim më të vogël që është në kompetencë të kuadrove të tyre vetëm e vetëm të vazhdojnë të jenë pjesë e koalicionit me VMRO DPMNE-në e Gruevskit.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *