Home / Lajme / Maqedoni / Liderët mesazhe për Kurban Bajramin (VIDEO)

Liderët mesazhe për Kurban Bajramin (VIDEO)

03 tetor – Këto janë vlerat të cilat na lidhin të gjithë së bashku pa dallim të përkatësisë tonë fetare, vlera të cilat na bashkojnë dhe na bëjnë të njerëzishëm dhe humanë. Urime Kurban Bajramin”, potencohet në urimin e Ivanovit deri te kreu i BFI-së dhe qytetarëve me përkatësi islame në Maqedoni.

Uroj që në këtë ditë feste të Kurban Bajramit te të gjithë besimtarët myslimanë të mbizotërojë solidariteti, paqja, toleranca dhe respekti. Kështu thuhet në urimin e kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi drejtuar besimtarëve mysliman. “Të udhëhequr nga fryma e kësaj feste të bekuar të vazhdojmë të kultivojmë vlerat tona fetare dhe kombëtare, duke punuar për të ardhmen e familjeve tona dhe kombit tonë. Në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, të gjithë besimtarët myslimanë iu uroj festën e Kurban Bajramit duke ju dëshiruar shëndet, mirëqenie dhe mbarësi”, thuhet në urimin e Thaçit.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, me rastin e festës së Kurban Bajramit, të gjithë besimtarëve myslimanë u shpreh uratat më të sinqerta për mirëqenie dhe harmoni. “Ndjej kënaqësi të veçantë që përsëri më ipet mundësia që t’ju uroj në emër të të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim si dhe në emrin tim personal, festën e madhe të Kurban Bajramit si dhe të shpreh uratat më të sinqerta për mirëqenie dhe harmoni në shtëpinë e çdo besimtari. Në këtë festë të madhe të Kurban Bajramit rikujtohemi se sa të bekuar janë shqiptarët si komb që i takojnë të gjitha besimeve dhe bashkëjetojnë vëllezërisht me njëri tjetrin duke i dhënë shembull botës së mbarë për bashkëjetesë, harmoni dhe tolerancë. Uratat tona për këtë festë të madhe të besimtarëve musliman janë që besimi në Zot të na bëjë të gjithë neve më të mirë për gjirin tonë familjar, më të mirë për shoqërinë tonë dhe më të mirë për kombin tonë”, thuhet në urimin e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov me rastin e festës fetare të Kurban Bajramit, dërgoi urim deri te kreu i Bashkësisë Fetare Islame reis-ul-ulema efendi Sulejman Rexhepi. “I nderuar reis-ul-ulema efendi Sulejman Rexhepi. Më lejoni, Juve personalisht, anëtarëve të Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame dhe të gjithë qytetarëve të fesë islame në vend T’ua uroj festën e madhe të Kurban Bajramit. Festimi i kësaj feste le t’Ju sjellë paqe, gëzim, mirëqenie, por edhe le ta transmetojë porosinë për madhësinë e kësaj feste dhe ajo është ndarja me të afërmit dhe të varfrit. Vlerat si bamirësia dhe falja janë simbole të njerëzimit, respektimit dhe tolerancës, të cilat mund së bashku t’i ndërtojmë përmes dialogut dhe besimit të ndërsjellë”, thuhet në urimin nga presidenti Ivanov. Duke Ua uruar Kurban Bajramin, shtohet në urim, ju bëj thirrje që së bashku t’ua shtrijmë dorën atyre që kanë nevojë më së shumti. “Kjo festë në besimin mysliman do të thotë bashkim, dhënie dhe çiltërsi. Këto janë vlerat të cilat na lidhin të gjithë së bashku pa dallim të përkatësisë tonë fetare, vlera të cilat na bashkojnë dhe na bëjnë të njerëzishëm dhe humanë. Urime Kurban Bajramin”, potencohet në urimin e Ivanovit deri te kreu i BFI-së dhe qytetarëve me përkatësi islame në Maqedoni.



Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *