Home / Lajme / Maqedoni / LSDM: Kuvendi mund t’i verifikojë dorëheqjet e deputetëve të opozitës

LSDM: Kuvendi mund t’i verifikojë dorëheqjet e deputetëve të opozitës

Shkup, 29 tetor – “Deputetët e opozitës para pesë muajve i deponuan dorëheqjet e tyre në Kuvend. Trajko Veljanoski mund t’i verifikojë në çdo moment dhe nuk do të ketë nevojë për lidhshmërinë me datat të ndryshme që ta bëjë një gjë të tillë”, theksohet në kumtesë pas takimit.

Kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski mund t’i verifikojë në çdo moment dorëheqjet e deputetëve të opozitës, të deponuara para pesë muajve, kumtoi LSDM-ja pas takimit të mbrëmshëm të Këshillit ekzekutiv me grupin e deputetëve.

“Deputetët e opozitës para pesë muajve i deponuan dorëheqjet e tyre në Kuvend. Trajko Veljanoski mund t’i verifikojë në çdo moment dhe nuk do të ketë nevojë për lidhshmërinë me datat të ndryshme që ta bëjë një gjë të tillë”, theksohet në kumtesë pas takimit.

Temë qendrore e takimit të rregullt, siç thekson LSDM, ishin aktivitetet dhe pjesëmarrja e deputetëve në fazat e realizimit të Strategjisë së re për veprimin politik të LSDM-së, ndërsa është folur edhe për gjendjen aktuale politike në Republikën e Maqedonisë.

“Është konstatuar se shumica parlamentare është fajtorja e vetme për konfuzionin juridik dhe politik në të cilin ndodhet Kuvendi i Republikës së Maqedonisë”, thuhet në kumtesë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *