Home / Lajme / Maqedoni / Lulzim Basha uron Menduh Thaçin (VIDEO)

Lulzim Basha uron Menduh Thaçin (VIDEO)

13 tetor – Z.Thaci falënderoi z.Basha për urimin dhe rikonfirmoi se bashkëpunimi i shkëlqyeshëm mes PD-së dhe PDSH-së do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe se kursi politik i PDSH-së do të vazhdojë të kontribuojë për mirëqenien e gjithë shqiptarëve, transmeton Televizioni Koha.

Në një bisedë telefonike Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha uroi z.Menduh Thaçi për rizgjedhjen e tij në krye të Partisë Demokratike Shqiptare, në kongresin e PDSH-së mbajtur në Tetovë.

Kryetari Basha kryetarit Thaçi i uroi shëndet dhe suksese në realizimin e objektivave të PDSH-së dhe njëkohësisht e ftoi për vizitë në Tiranë.

Z.Thaci falënderoi z.Basha për urimin dhe rikonfirmoi se bashkëpunimi i shkëlqyeshëm mes PD-së dhe PDSH-së do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe se kursi politik i PDSH-së do të vazhdojë të kontribuojë për mirëqenien e gjithë shqiptarëve, transmeton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *