Home / Lajme / Rajon / LVAN-i nuk e dëshiron Thaçin president

LVAN-i nuk e dëshiron Thaçin president

23 tetor-Por një skenar i tillë të paktën zyrtarisht është mohuar nga partitë e koalicionit pas zgjedhor LVAN. Zyrtarë të Bllokut janë shprehur kundër çdo bisede me PDK-në për të arritur ndonjë marrëveshje për dalje nga kriza. Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, e ka cilësuar të papranueshme mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje me PDK-në për postin e presidentit.

Skenari i Partisë Demokratike të Kosovës për të hequr dorë nga pozita e kryeparlamentarit dhe kryeministrit, në këmbim të postit të presidentit për Hashim Thaçin, mund të dështojë.

Gazeta, duke u thirrur në burime të saj, ka shkruar të mërkurën se PDK parimisht ka pranuar të heqë dorë nga pozita e kryeparlamentarit dhe drejtimit të qeverisë, me kusht që Blloku ta votojë Hashim Thaçin për president të vendit.

Por një skenar i tillë të paktën zyrtarisht është mohuar nga partitë e koalicionit pas zgjedhor LVAN. Zyrtarë të Bllokut janë shprehur kundër çdo bisede me PDK-në për të arritur ndonjë marrëveshje për dalje nga kriza. Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, e ka cilësuar të papranueshme mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje me PDK-në për postin e presidentit.

Sipas tij, një opsion i tillë nuk është diskutuar e as që do të diskutohet.

“Ne nuk hyjmë në pazare të tilla. Është e papranueshme të flasim për post të presidentit e aq më tepër që ky post t’i jepet dikujt që nuk e ka shumicën e votave në Kuvend. Diçka e tillë është spekulim dhe e papranueshme për ne si LDK, e besoj edhe për partnerët tjerë të koalicionit paszgjedhor”, ka thënë Beqiri për Tribunën. /Tribuna/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *