Home / Lajme / Maqedoni / ‘Makstil’ dhe ‘Jugohrom’ nuk do të mbyllen (VIDEO)

‘Makstil’ dhe ‘Jugohrom’ nuk do të mbyllen (VIDEO)

Shkup, 30 tetor – Në fakt, kjo ka rëndësi të madhe. Për ne, ka. Ajo është ndërgjegjja jonë, kur bëhet fjalë për çështjen nëse kemi ndërmarrë gjithçka që është në fuqinë tonë për të mbrojtur shëndetin e njerëzve, nga sëmundjet që rezultojnë nga puna e papërgjegjshme e ndotësve”, tha Nikolla Gruevski, kryeministër, transmeton Televizioni Koha.

Dy ndotësit e mëdhenj, Makstilli dhe Jugohrom, me siguri nuk do të mbyllen. Mundësinë e tillë e la të hapur zv/kryeministri dhe ministri i Financave, Zoran Stavreski i cili tha se gjatë ditës së nesërme do të shihet nëse këto dy kompani do të mbyllen në përputhje me ligjin. Për këtë është biseduar në seancën e djeshme të qeverisë.

“Përderisa nuk ka skaduar afati, nuk mund të paragjykojë se si do të jetë vendimi në raport me këto ndërmarrje. Duhet të shqyrtohet nëse ndërmarrjet kanë dorëzuar plan-veprim për përmbushjen e obligimeve operative rreth marrjes së lejes së integruar ekologjike… Kur të skadojë afati, atëherë do të ketë qëndrim përfundimtar”, tha Zoran Stavrevski, Zv/kryeministër, transmeton Televizioni Koha.

Por, afati skadon nesër, më 31 tetor. Paraprakisht, ai ishte 1 prilli, por Qeveria e shtyu. Afati i vërtetë ligjor, sipas të cilit, ndërmarrjet duhet të sigurojnë doemos leje ekologjike, ishte dhjetori i vitit 2013, madje i përcaktuar që në ligjin për mbrojtjen e mjedisit jetësor, të vitit 2004. Afati nëntëvjeçar ishte për zbatimin e masave për marrjen e lejeve ekologjike. Në shator, kryeministri Gruevski tha se shkelësit, nuk do të tolerohen.

“Unë e di se shumëkush prej tyre, ende besojnë se kjo Qeveri, për të cilën ka rëndësi të madhe ekonomia, punësimet, eksporti, Prodhimi i Përgjithshëm etj, nuk ka për t’iu përmbajtur masave. Në fakt, kjo ka rëndësi të madhe. Për ne, ka. Ajo është ndërgjegjja jonë, kur bëhet fjalë për çështjen nëse kemi ndërmarrë gjithçka që është në fuqinë tonë për të mbrojtur shëndetin e njerëzve, nga sëmundjet që rezultojnë nga puna e papërgjegjshme e ndotësve”, tha Nikolla Gruevski, kryeministër, transmeton Televizioni Koha.

Qëndrimi i sotëm i Ministrisë së Ekologjisë, nga ana tjetër, është se Qeveria ende nuk ka marrë qëndrim lidhur me këtë çështje, dhe se kur të ketë vendim, atëherë ai do të bëhet publik edhe për qytetarët. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *