Home / Lajme / Maqedoni / Manifestimi tradicional “Dita e Groshës” (VIDEO)

Manifestimi tradicional “Dita e Groshës” (VIDEO)

Tetovë, 18 tetor – Ideja e këtij manifestimi është që të promovohet grosha si brend dhe qëllimi kryesor është që ti ul në një vend të gjitha përkatësitë etnike që jetojnë në këtë komunë dhe ti bëjë të ndjehen krenar rreth asaj që kultivojnë ata vet, transmeton Televizioni Koha.

Per të 5 herë me radhë qendra për edukim dhe zhvillim – CED, në bashkëpunim me Komunën e Tearcës në kuadër të projektit të finansuar nga Unioni Europian – “Përgatitje për implementim të qasjeve të bazuar në zhvillim të territorit” kanë organizuan manifestimin tashme tradicional “DITA E GROSHËS”, transmeton Televizioni Koha.

Në kuadër të këtij aktiviteti u shfaqën përpara banorëve këngë e valle të përgatitur nga nxënësit e shkollës fillore Kiril pejqinovic Tearcë si dhe nga ana e nxënësve ishin përgatitur edhe ushqime tradicionale për ta përë edhe më të begatshme këtë manifestim.

Metin Muharemi nga organizata për edukim dhe zhvillim u shpreh se ideja e këtij manifestimi është që të promovohet grosha si brend dhe qëllimi kryesor është që ti ul në një vend të gjitha përkatësitë etnike që jetojnë në këtë komunë dhe ti bëjë të ndjehen krenar rreth asaj që kultivojnë ata vet, transmeton Televizioni Koha.

Kryetari i komunës së Tearcës Isen Asani tha se përkrah këtë manifestim si dhe do të angazhohet se do tu ndihmojë atyre që kultivojnë groshën që të arrijnë deri te subvencionet, transmeton Televizioni Koha.

Në këtë manifestim të pranishëm kanë qenë edhe delegacioni nga Ministria e Bujqësisë, nxënës nga shkolla të Kavadarit dhe biznesmeni egjiptian Mahmut Elkolali i cili tha se grosha e Tetovës është një brend i njohur edhe për shtetet arabe ndërsa ai personalisht do të angazhohet që ky brend tetovar të jet i pranishëm edhe atje.

Ky manifestim u përmbyll me drekën tradicionale ku u shtrua grosha e përgatitur e cila si qëllim sipas banorëve ka bashkimin e etniteteve që jetojnë në këtë rajon. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *