Home / Lajme / Maqedoni / Maqedoni, rrogat prej sot më të larta për 4 %

Maqedoni, rrogat prej sot më të larta për 4 %

1 tetor-Në kuadër të këtij planifikimi, nga viti i ardhshëm fillon edhe rritja e pensioneve dhe ndihmave sociale për 5 për qind. Rritja e rrogave u promovua nga kryeministri Nikola Gruevski me rastin e 100 ditëshit të qeverisë së tij të re.

Në Maqedoni prej sot punonjësit e administratës shtetërore dhe buxhetorët do të kenë paga më të larta për 4 për qind.

Kjo rritje pagash është miratuar nga Qeveria në kuadër të programit të saj për rritjen e pagave 2014 – 2018. Në kuadër të këtij planifikimi, nga viti i ardhshëm fillon edhe rritja e pensioneve dhe ndihmave sociale për 5 për qind. Rritja e rrogave u promovua nga kryeministri Nikola Gruevski me rastin e 100 ditëshit të qeverisë së tij të re.

Në bazë të përllogaritjeve është publikuar nga disa media edhe përllogaritja e rrogave që kanë qenë deri tani dhe ato të rritura prej sot për 4 % . Sipas llogaritjeve rrogat në vlerë denari rriten për 600 denarë (rreth 10 euro) tek pagat e ulta, ndërsa për 1600 denarë (27 euro) tek pagat më të larta.(INA)

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *