Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia shmanget nga anëtarësimi në BE (VIDEO)

Maqedonia shmanget nga anëtarësimi në BE (VIDEO)

07 tetor – Shefja e re për politikë të Jashtme dhe Siguri në BE, Federica Mogherini edhe një herë ka theksuar se e ardhmja e Ballkanit është në BE.

Në një debat rreth tre orë, ministrja e Jashtme e Italisë, iu është përgjigjur pyetjeve të eurodeputetëve në seancën dëgjimore të Parlamentit Europian në Bruksel.

Ajo theksoi se politika e zgjerimit është i vetmi garanci për transformim demokratik të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë.

“Ne po rrezikojmë t`i ndajmë problemet, në rast se nuk punojmë për integrimin e këtyre vendeve. Prioritet numër një është Bosnjë- Hercegovina, që pas zgjedhjeve të sigurohet rritje ekonomike dhe të implementohet një proces për të nxjerrë këtë vend nga kriza. Negociatat midis Serbisë dhe Kosovës po zhvillohen pozitivisht në planin teknik, por duhet edhe në planin politik. Shqipëria ka shans unikat për reforma, ndërsa Mali i Zi është në krye të listës në raport me përparimin për në BE. Në raport me Maqedoninë dhe kontestin e emrit, besoj se duhet të gjendet vullnet politik për zgjidhje”, theksoi shefja e re për politikë të Jashtme dhe Siguri në BE, transmeton Televizioni Koha.

Dy ditë përpara miratimit nga Kolegji i Komisionerëve dhe publikimit të strategjisë së zgjerimit të BE-së 2014-2015, Stefan Fyle, Komisioneri çek në ikje, shpjegon se e veçanta e kësaj pakete qëndron në trajtimin e 3 çështje kryesore: Zgjerimin, vendet anëtare, si dhe vendet kandidate e aspirante. Përveç sundimit të ligjit dhe qeverisjes ekonomike, në ndryshim me vitet paraardhëse, kësaj radhe paketës së zgjerimit i shtohet dhe shtylla e re për reformën administrative dhe pushtetin e institucioneve demokratike. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *