Home / Lajme / Maqedoni / Mbi 4 mijë shtetas të Maqedonisë kërkuan azil

Mbi 4 mijë shtetas të Maqedonisë kërkuan azil

6 tetor-Numri i përgjithshëm i azilkërkuesve në 6 muajt e parët të vitit është 230 300. Sipas Zyrës Evropiane të Statistikave, numri i azilkërkuesve është rritur në tremujorin e dytë për 22%. Pjesa më e madhe e kërkesave për azil i adresohen Gjermanisë, Suedisë, Francës dhe Italisë.

Në 6 muajt e parë të vitit, 4280 qytetarë nga Maqedonia kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Evropian. Shifra është 5 % më pak, krahasuar me të njëjtën periudhë, të vitit të kaluar. Kështu tregojnë të dhënat e fundit të Zyrës Evropiane të Statistikave. Analizat e të dhënave tregon se, nga vendet e rajonit, lider në kërkimin e azilit është Serbia. Prej atje, në 6 mujorin e kaluar, azil kanë kërkuar 10 585 persona. Pastaj është Shqipëria me 8 305 kërkesa dhe Kosova me 2 460 kërkesa për azil.

Numri i përgjithshëm i azilkërkuesve në 6 muajt e parët të vitit është 230 300. Sipas Zyrës Evropiane të Statistikave, numri i azilkërkuesve është rritur në tremujorin e dytë për 22%. Pjesa më e madhe e kërkesave për azil i adresohen Gjermanisë, Suedisë, Francës dhe Italisë.Alsat

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *