Home / Lajme / Maqedoni / Mendime të kundërta për testimin ekstern (VIDEO)

Mendime të kundërta për testimin ekstern (VIDEO)

Tetovë, 07 tetor – Qeveria me testimin ekstern të studentëve të vitit të dytë dhe të katërt, vazhdon shkatërrimin në mënyrë sistematike arsimit të lartë dhe rënimin e autonomisë së universiteteve, shkruan në profilin e tij profesori universitar Izet Zeqiri, transmeton Televizioni Koha.

Studentët janë kundër testimit ekstern në fakultete, angazhimi i tepër në kohën e provimeve dhe përgatitja për provimin tjetër shkakton mjaftë huti tek studentetët, një testim ekstern, i ri do të ishte një kthim parapa tek lëndët të cilët i kanë kaluarë disa vite apo muaj më parë dhe një humbje kohë dhe stres i tepruarë, këshu thonë disa nga studentët të cilët i takuam gjat ditës së sotme në universitetin shtetërorë të Tetovës dhe në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

Profesori universitar Izet Zeqiri shkruan në profilin e tij në facebook se pas disperzimit të programeve studimore, qeveria me testimin ekstern të studentëve të vitit të dytë dhe të katërt, vazhdon shkatërrimin në mënyrë sistematike arsimit të lartë dhe rënimin e autonomisë së universiteteve. Qeveria pregatitë edhe dështimin e radhës përmes testimit ekstern të studentëve.

“Me këto reforma të bëra më shumë për qëllime politike se sa arsimore ka filluar shkatërrimi i reputacionit të profesionit akademik dhe institucioneve të larta arsimore. U cënua autonomia e universiteteve, u dobësua cilësia e shërbimeve arsimore, u bë rritja e numrit të studentëve të cilët nuk janë të aftë për të studjuar dhe ajo që është më tragjike krijimi i shumë kfazi pedagogëve “të rinjë” brenda natës. Për të përmisuar gabimet qeveria duhet paraprakishtë të BËJ TESTIM EKSTERN TË PROFESORËVE PËR LËNDËT QË U LIGJEROJNË STUDENTËVE, të cilët për fatin tonë të keq përmes politikës shumë pedagogë me “5.99” mesatare në studime janë bërë profesorë dhe u ligjerojnë studentëve”, shkruan profesor Izet Zeqiri, transmeton Televizioni Koha.

Anketa e portalit fakulteti.mk e realizuar gjatë fundjavës, mbi 90 % e studentëve janë kundër testimit ekstern. Me reformën e re të qeverisë dhe ministrisë së arsimit, studentët në të gjitha universitetet shtetërore dhe private do të duhet t’i nënshtrohen provimit shtetëror në fund të vitit të dytë dhe të katërt të studimeve. Pritet që kjo të fillojë të zbatohet nga vitit të ardhëm akademik.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *