Home / Lajme / Maqedoni / Mërgimtarët shpëtimtarët të ekonomisë në Maqedoni (VIDEO)

Mërgimtarët shpëtimtarët të ekonomisë në Maqedoni (VIDEO)

Shkup, 29 tetor – Përmes transfertave bankare, më së shumti, para vijnë nga Gjermania, në masën 24%, Italia 22%, Austria 13%, Zvicra 11%. Me përqindje të konsiderueshme kontribuojnë edhe Sllovenia, Turqia dhe shtete të tjera perëndimore.

Mërgimtarët mbushin më së shumti arkën shtetërorë të Maqedonisë. Rreth 18-20 % e Prodhimit të Përgjithshëm Bruto vijnë nga mërgimtarët. Përmes transfertave bankare, më së shumti, para vijnë nga Gjermania, në masën 24%, Italia 22%, Austria 13%, Zvicra 11%. Me përqindje të konsiderueshme kontribuojnë edhe Sllovenia, Turqia dhe shtete të tjera perëndimore.

“Prej vitit 2004 deri më sot, sipas një hulumtimi që kemi bërë, hyrjet e devizave nga diaspora në Maqedoni sillen mes 18 deri 20% nga Prodhimi i Përgjithshëm Bruto. Kjo është me të vërtetë shumë e rëndësishme, e cila në masë të madhe ndihmon edhe në stabilitetin e jashtëm të denarit, në raport me euron si valutë”, u shpreh Antonio Milloshovski, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme.

Shefki Idrizi nga kompania “Renova”, i cili u mor si shembull për investues të kthyer në Maqedoni, iu bëri apel autoriteteve që të angazhohen për shkurtimin e procedurave burokratike, pasi sipas tij, shumë investues mund të zmbrapsen si shkak i procedurave të gjata për nxjerrje të dokumentacioneve të duhura për biznes.

“Në të gjitha komunat e Maqedonisë nuk është lehtë për të arritur deri te një dokument të shkruar, edhe pse ligji na porosit ndryshe, po ashtu edhe komunat, administrata shtetërore në përgjithësi. E them me sinqeritet shumë të madh sepse duhet të thjeshtohet puna. Ne që kemi bërë përvojë këtu, ose që jetojmë gjithmonë këtu, e kuptojmë, jemi adaptuar. Por ata të diasporës nuk e kuptojnë”, deklaroi Shefki Idrizi, Pronar i kompanisë “Renova”.

Këto komente u bënë gjatë debatit publik të Komisionit për Punë të Jashtme, ku u diskutua për rëndësinë e mërgimtarëve në zhvillimet politiko-ekonomike të Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *