Home / Lajme / Rajon / Mogherini: Për Ballkanin, zgjerimi është rrugë për demokraci

Mogherini: Për Ballkanin, zgjerimi është rrugë për demokraci

7 tetor-“Duke filluar nga Ballkani, e deri te Turqia, besoj se politika e zgjerimit është më e mira, nëse jo edhe e vetmja garanci për transformim afatgjatë në kuptimin e demokracisë, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik”, tha Federica Mogherini.

Federica Mogherini, e cila është nominuar për përfaqësuese të lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, tha se për Ballkanin, politika e zgjerimit është e vetmja garanci për transformim demokratik.
“Duke filluar nga Ballkani, e deri te Turqia, besoj se politika e zgjerimit është më e mira, nëse jo edhe e vetmja garanci për transformim afatgjatë në kuptimin e demokracisë, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik”, tha Federica Mogherini.
Këto komente ajo i bëri mbrëmë në seancën dëgjimore në Parlamentin Evropian në Bruksel.
Zonja Mogherini ka theksuar se “dialogu Serbi – Kosovë po zhvillohet shumë mirë në aspektin teknik, por është e nevojshme edhe mbikëqyrja politike, pasi në Prishtinë të krijohet qeveria e re”.
Duke u shprehur për Rusinë ajo tha se Bashkimi Evropian këtë çështje duhet ta trajtojë me përzierje të vendosmërisë dhe taktit.
Disa vende lindore të Bashkimit Evropian e kanë kritikuar ashpër nominimin e zonjës Mogherini, duke thënë se si ministre e jashtme e Italisë, është treguar shumë e butë ndaj Moskës për rolin e saj në Ukrainë. /REL/

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *