Home / Lajme / Maqedoni / MONSTRA:BDI këmbëngul për përfshirje të ekspertëve nga SHBA

MONSTRA:BDI këmbëngul për përfshirje të ekspertëve nga SHBA

6 tetor-Grubi theksoi që Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdon bashkëpunimin e ngushtë me Ambasadën Amerikane dhe njëkohësisht mirëpret Ambasadorin e ri Amerikan, Xhet Bejli, i cili do ta ketë përkrahjen tonë të plotë në realizimin e synimit të përbashkët – arritjen e kompromisit për çështjen e emrit, anëtarësimin në NATO dhe fillimin e bisedimeve me BE.

Sot në Kuvendin e Maqedonisë, Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim ka pritur mysafirën nga Stejt Departmenti Amerikan, Zonjën Carina Canaan, e cila mbulon Maqedoninë dhe Malin e Zi nga Washingtoni si dhe përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane në Shkup.

Grubi uroi Zonjën Canaan për detyrën e re duke shprehur bindjen që bashkëpunimi i afërt do të vijoj edhe në të ardhmën si dhe falëmnderoi paraardhësen e saj, Zonjën Anne Bragheta, për kontributin e dhënë gjer më sot.

Grubi theksoi që Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdon bashkëpunimin e ngushtë me Ambasadën Amerikane dhe njëkohësisht mirëpret Ambasadorin e ri Amerikan, Xhet Bejli, i cili do ta ketë përkrahjen tonë të plotë në realizimin e synimit të përbashkët – arritjen e kompromisit për çështjen e emrit, anëtarësimin në NATO dhe fillimin e bisedimeve me BE.

Deputeti Grubi gjithashtu foli rreth deklaratave të zyrtarëve rus dhe i vlerësoi ato si përpjekje për paralajmërim të partnerëve EuroAtlantik rreth situatës në Ukrainë më tepër se sa që të ndikohet në Ballkanin perendimor. Ky rajon i takon Evropës, i takon NATOsë dhe kthim mbrapa nuk ka. Procesi integrues në NATO dhe BE është e ardhmja e vetme për vendet e rajonit dhe ky është prioritet absolut i shqiptarëve si një ndër kombet më të mëdha në rajon, por edhe i bashkëqytetarëve të tjerë.

Bashkëbiseduesit gjithashtu diskutuan edhe për reformat në vend, marrëdhëniet ndëretnike dhe sundimin e ligjit, me ç’rast, Deputeti Grubi nënvizoi nevojën e madhe për reforma të thella në gjyqësor duke iu referuar rastit Monstra me ç’rast përsëriti kërkesën e Kryetarit të BDI, Z. Ali Ahmeti, për përfshirje të ekspertëve nga SHBA në vlerësimin e procesit dhe të provave në këtë gjykim

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *