Home / Lajme / Rajon / MPJ dënon djegien e flamurit shqiptar

MPJ dënon djegien e flamurit shqiptar

19 tetor-Dikasteri i diplomacisë sonë i ka bërë thirrje autoriteteve serbe të vendosin para përgjegjësisë autorët e këtyre akteve, ndërsa i është drejtuar politikanëve serbë të ngrihen në lartësinë e duhur dhe të distancohen qartë nga akte të tilla, që po marrin përmasa të pamenaxhueshme dhe me pasoja të rënda për të ardhmen dhe stabilitetin e Ballkanit.

Ministria e Punëve të Jashtme, përmes një deklarate, dënoi me forcë aktin e përdhosjes dhe djegies së flamurit shqiptar në ndeshjen e futbollit Partizani-Crvena Zvezda (Ylli i Kuq), të luajtur mbrëmë në Beograd.

“Dënojmë me forcë aktin e shëmtuar të përdhosjes dhe djegies së flamurit shqiptar në ndeshjen e futbollit Partizani-Crvena Zvezda, të luajtur mbrëmë në Beograd. Konstatojmë me keqardhje, se huliganizmi i tifozerisë serbe dhe urrejtja patologjike ndaj simboleve shqiptare u shpreh sërish në Beograd, në një ndeshje që nuk kishte aspak të bënte me Shqipërinë apo shqiptarët”, ka theksuar në krye të deklaratës Ministria jonë e Jashtme.

Dikasteri i diplomacisë sonë i ka bërë thirrje autoriteteve serbe të vendosin para përgjegjësisë autorët e këtyre akteve, ndërsa i është drejtuar politikanëve serbë të ngrihen në lartësinë e duhur dhe të distancohen qartë nga akte të tilla, që po marrin përmasa të pamenaxhueshme dhe me pasoja të rënda për të ardhmen dhe stabilitetin e Ballkanit.

Duke theksuar se “futbolli dhe asnjë sport tjetër nuk duhet të shihen dhe as të fantazmohen si një mënyrë tjetër e të nxiturit konflikte midis kombeve”, MPJ ka deklaruar se UEFA duhet të jetë në krye të përpjekjes esenciale për të bërë të mundur bashkëjetesën në këtë botë të globalizuar, konform vokacionit të saj dhe thirrjeve të vazhdueshme që janë bërë dhe i bëhen, jo vetëm nga sportistë, por edhe nga krerë shtetesh dhe qeverish. / Top Channel?

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *