Home / Lajme / Maqedoni / Nderoi jete veterani i palodhshem i arsimit, z. Albdylhalim Asani

Nderoi jete veterani i palodhshem i arsimit, z. Albdylhalim Asani

9 tetor-– Vdekja nuk mund t`i shlyeje veprat e personaliteteve te shquara qe krijuan historine tone arsimore – kombetare sepse historia e njerezimit perbehet nga biografite e njerezve te medhenje si z. Abdylhalim M. Asani i cili tere jeten ia kushtoi arsimit dhe dha nje kontribut te çmuar ne zhvillimin, afirmimin e kultures sone arsimore shkencore.

I lindur me 8 Gusht 1941 ne fshatin Bogovine ne moshen 74 vjecare pas nje semundje te rende, u nda nga jeta mesimdhenesi dhe pishtari i arsimit Abdylhalim Asani.

Ne prani te nje numri te konsiderueshem te dashamiresve, kolegeve, miqve, mysafire dhe familjare u varros dje ne vendlindje ne varrezat e fshatit Bogovine te Tetoves.

Shkollimi i tij perfshin nje periudhe mjaft tensionuese dhe te nderlikuar politike dhe shoqerore mirepo kjo nuk e pengoi aspak te mbaroje studimet sepse ate e mbante forca e dashurise ndaj arsimit dhe vullneti qe t’iu ndihmoj bashkeatdhetareve ne rrugen drejt dijes ne cdo aspekt te mundshem.
Veprimtaria e tij filloi me emerimin si mesimdhenes i gjuhes shqipe ne shkollen fillore “ Abdyl Frasheri” ne vendlindjen e tij, mirepo angazhimi i tij vazhdonte edhe jashte kornizave te profesionit, gjithmone me te vetmin qellim arsimdashes dhe perparimtar te popullit te tij. Pervec profesionit si mesimdhenes ai u emerua per dy mandate me rradhe si drejtor i po te njejtes shkolle, periudhe e cila karakterizohet me perpjekje te jashtezakonshme per te arsimuar popullaten dhe per te krijuar kushte sa me te mira per to si rezultat i te ciles sot bashkevendasit e tij i arsimojne femijet e tyre ne objektin e ri shkollor me kushte adekuate.
Per te pershkruar veprimtarine, jeten dhe perpjekjet e tij te pandalshme do te duhej te ndalemi me ore, dite, jave ndoshta dhe muaj e perseri nuk do mund ti permledhim te gjitha sepse modestia ishte cilesi e pashmangshme karakterit te tij.
Pamvarsisht se ai nuk do gjendet mes nesh, prezenca e tij do te ndjehet gjthmone sepse:

– Vdekja nuk mund t`i shlyeje veprat e personaliteteve te shquara qe krijuan historine tone arsimore – kombetare sepse historia e njerezimit perbehet nga biografite e njerezve te medhenje si z. Abdylhalim M. Asani i cili tere jeten ia kushtoi arsimit dhe dha nje kontribut te çmuar ne zhvillimin, afirmimin e kultures sone arsimore shkencore.

Lavdi, punes dhe vepres se tij,
I leht i qofte dheu – mesimdhenesit e mbi te gjitha pishtarit e veteranit te arsimit shqip,
Do ngelesh pergjithmone ne zemrat tona !

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *