Home / Lajme / Maqedoni / Ndotja në Tetovë në nivel të lartë

Ndotja në Tetovë në nivel të lartë

16 tetor-Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti për shëndet publik rekomandojnë lëvizje të kufizuara dhe aktivitete në ambient të hapur të popullatës më të cenueshme (fëmijë, persona të moshuar, të sëmurë nga sëmundjet kronike të mushkërive dhe zemrës, me rrezik të veçantë për të sëmurit me asmë), por edhe për personat të cilët angazhimin e tyre profesional e publikojnë në ambient të hapur në zonat e ndotura të qytetit

Ndotja e ajrit në Tetovë, Kërçovë, Manastir si dhe në komunat e Shkupit Lisiçe dhe Qendër është shumë e lartë. Matjet e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, tregojnë praninë e PM10 në Tetovë prej 234 mikrogramë në metër kub, stacioni matës në Lisiçe tregon 151, në Qendër 113, në Rektorat 102, në Manastir 106 dhe në Kërçovë 147 mikrogramë në metër kub.
Indeksi i ndotjes në orën gjashtë të mëngjesit ishte shumë i lartë në Gazi Babë dhe në Rektorat në PM 10 grimcave, ndërsa në Karposh në PM 25. Mbi të lejuarën PM10 janë regjistruar edhe në Qendër, Karposh, Lisiçe, Milladinovc, Veles dhe Kavadar.
Prania e lejuar e grimcave PM 10 është 35 mikrogramë në metër kub.
Në rast të tejkalimit të pragut të informimit për grimca të suspenduara me madhësi deri në 10 mikrometra PM10 (pesë ditë në vijim me koncentrime në mes të ditës 50 mikrogramë kubë). Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor rekomandon që të shfrytëzohet transporti publik, të mos shfrytëzohen automjete pa nevojë, më shumë njerëz të voziten me një automjet në të njëjtën kohë, të mos shfrytëzohet për ngrohje të hapësirave mbetje të vajërave të djegura, mbetje të drunjve të ngjyrosur dhe mobilje, polisterol, copë të gomave dhe çfarëdo lloj materiali nga sintetika, si dhe shfrytëzim të duhur të stufave për dru.
Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti për shëndet publik rekomandojnë lëvizje të kufizuara dhe aktivitete në ambient të hapur të popullatës më të cenueshme (fëmijë, persona të moshuar, të sëmurë nga sëmundjet kronike të mushkërive dhe zemrës, me rrezik të veçantë për të sëmurit me asmë), por edhe për personat të cilët angazhimin e tyre profesional e publikojnë në ambient të hapur në zonat e ndotura të qytetit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *