Home / Lajme / Maqedoni / Ndotja sërish në nivel të lartë (VIDEO)

Ndotja sërish në nivel të lartë (VIDEO)

Tetovë, 16 tetor – Ndotja e ajrit në Tetovë është shumë e lartë. Matjet e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, tregojnë praninë e PM10 në Tetovë prej 234 mikrogramë në metër kub, transmeton Televizioni Koha.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor rekomandon që të shfrytëzohet transporti publik, të mos shfrytëzohen automjete pa nevojë, më shumë njerëz të voziten me një automjet në të njëjtën kohë, të mos shfrytëzohet për ngrohje të hapësirave mbetje të vajërave të djegura, mbetje të drunjve të ngjyrosur dhe mobilje, polisterol, copë të gomave dhe çfarëdo lloj materiali nga sintetika, si dhe shfrytëzim të duhur të stufave për dru, transmeton Televizioni Koha.

Ministri i ekologjisë Nurhan Izairi thotë se ministria prêt që deri në fund të muajt të shohë nëse ndotësit më të mëdhaj Mak Still dhe Jugokrohm nëse nuk i poltësojnë standaret, atëher do të mbyllen këto kompani, transmeton Televizioni Koha.

Në pyetjen se a do tëketë afat shtësë ashtu siç pati në muajnë prill, ministri Izairi tha se nuk do të ketë më afatë shtes.

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti për shëndet publik rekomandojnë lëvizje të kufizuara dhe aktivitete në ambient të hapur të popullatës më të cenueshme (fëmijë, persona të moshuar, të sëmurë nga sëmundjet kronike të mushkërive dhe zemrës, me rrezik të veçantë për të sëmurit me asmë), por edhe për personat të cilët angazhimin e tyre profesional e publikojnë në ambient të hapur në zonat e ndotura të qytetit. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *