Home / Lajme / Maqedoni / Në Gostivar u realizua projekti “Ditë për ju”, qytetarët u njoftuan për të drejtat e sigurimit pensional dhe invalidor

Në Gostivar u realizua projekti “Ditë për ju”, qytetarët u njoftuan për të drejtat e sigurimit pensional dhe invalidor

Gostivar, 17 tetor 2014-“Aksioni i sotëm është që tu afrohemi qytetarëve, që të jemi në shërbim të tyre. Ne si nikoqir ua mundësojmë qytetarëve që të vijnë personalisht dhe të marrin informacione për stazhin e tyre të kaluar”, deklaroi Ekrem Iseini nga Fondi për Sigurim Pensional Invalidor në Gostivar.

Në sheshin e qytetit në Gostivar u realizua aksioni “Ditë për ju”, ku përfaqësuesit e shërbimit profesional të Fondit për Sigurim Pensional Invalidor, me një dialog të drejtpërdrejtë iu përgjigjën pyetjeve të parashtruara nga qytetarët me qëllim që të ndihmojnë ata në tejkalimin e problemeve me të cilat ballafaqohen gjatë realizimit të të drejtave të sigurimit pensional dhe invalidor.

Gjatë realizimit të këtij projekti, morën pjesë edhe drejtori gjeneral i Fondit, Amet Dauti, Shefi i Kabinetit të kryetarit të Komunës së Gostivarit, Bashkim Hasani dhe Kryeshefi i Fondit në Gostivar, Ekrem Iseini.

“Fondi për Sigurim Pensional Invalidor është kyçur në këtë projekt qeveritar me qëllim që në mënyrë të drejtpërdrejtë qytetarët tanë të mund të kenë qasje direkte në evidencën amë të tyre të cilën ne e bëjmë në fondin tonë për periudhat e sigurimit që kanë pas gjatë jetës së tyre, njëkohësisht në mënyrë të drejtpërdrejtë të informohen për procedurën e realizimit të të drejtave të tyre në bazë të Ligjit për Sigurim Pensional për pension pleqërie, familjar apo invalidor. Gjithashtu edhe për procedurat për verifikimin e stazhit në ish republikat e Jugosllavisë, apo në vende të Evropës të cilat i kanë kaluar në marrëdhënie pune. Këto takime me qytetarët kanë për qëllim që ti anashkalojnë procedurat dhe barrierat administrative nëpër sportele, kështu që në këtë mënyrë qytetarët të drejtohen që të mund të marrin informacione për çdo çështje që kanë të bëjnë me sigurimin pensional”, tha drejtori gjeneral i FSPI, Amet Dauti.

Ne si komunë e Gostivarit i dhamë përkrahje dhe mbështetje logjistike këtij aksioni nga që Fondi Pensional këtu në Gostivar i kryen shërbimet për qytetarët tonë, për atë edhe e mbështetem këtë aksion sepse ua mundëson dhe ua lehtëson shërbimet qytetarëve të Komunës së Gostivarit”, theksoi Bashkim Hasani, Shef i Kabinetit të kryetari të Komunës së Gostivarit.

“Aksioni i sotëm është që tu afrohemi qytetarëve, që të jemi në shërbim të tyre. Ne si nikoqir ua mundësojmë qytetarëve që të vijnë personalisht dhe të marrin informacione për stazhin e tyre të kaluar”, deklaroi Ekrem Iseini nga Fondi për Sigurim Pensional Invalidor në Gostivar.

Nga muaji Qershor i vitit 2015, Fondi do të ketë një detyrim ligjor për të mundësuar qasje elektronike në inspektimin e të dhënave për stazh dhe paga, me çka do të zbatohen dispozitat me të cilat rregullohet mbrojtja e të dhënave personale.Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *