Home / Lajme / Maqedoni / Ngjarje shokuese në Shutkë, të miturat shfrytëzohen për prostitucion

Ngjarje shokuese në Shutkë, të miturat shfrytëzohen për prostitucion

14 tetor-Dy kriminelët e ndaluar për disa muaj po mbanin të mbyllura tre vajzat në një shtëpi në Shutkë, të cilat po shfrytëzoheshin për prostitucion, me klientë të ndryshëm.

Një ngjarje shokuese u zbulua në Shutkë të Shkupit, ku tre të mitura po mbaheshin peng dhe po shfrytëzoheshin për prostitucion.

Policia ndaloi dy veta me përkatësi etnike rome, të cilët po mbanin peng dhe po shfrytëzonin të miturat, me ç`rast më e vogla prej tyre është në moshën 14 vjeçare.

Dy kriminelët e ndaluar për disa muaj po mbanin të mbyllura tre vajzat në një shtëpi në Shutkë, të cilat po shfrytëzoheshin për prostitucion, me klientë të ndryshëm.

Vajzat e mitura ishin dhunuar dhe keqtrajtuar dhe se dy kriminelët po përfitonin para përmes abuzimit të tyre.

Vajzat gjithashtu ishin transportuar edhe nëpër motele të ndryshme në Maqedoni.

Pas tre muajve të abuzimit, njëra nga vajzat ka arritur që përmes një celulari të informojë policinë.

Policia sot ka arritur që të zbulojë lokacionin ku po qëndronin vajzat dhe ka bërë të mundur arrestimin e dy tutorëve monstruoz.

MPB theksoi se po heton rastin dhe se nuk do të zbardh informacione të reja për shkak të hetimeve. (INA)

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *