Home / Lajme / Maqedoni / Njëmbëdhjetë vepra artistike iu dhuruan Komunës së Gostivarit nga SHAFM “Draudacum

Njëmbëdhjetë vepra artistike iu dhuruan Komunës së Gostivarit nga SHAFM “Draudacum

Gostivar, 6 -Në shenjë falënderimi për mbështetjen e artit dhe sidomos të kolonisë artistike që u mbajt gjatë muajit korrik të këtij viti, kryetari i SHAFM “Draudacum”, Reshat Ameti komunës së Gostivarit i dhuroi 11 vepra të artistëve nga kolonia e fundit, ndërsa kryetarit Bejta i dhuroi mozaikun e punuar me vidha nga artisti nga Shqipëria, rekordmeni i Guinness – Saimir Strati.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta priti në një takim kryetarin e Shoqatës së Artistëve Figurativ të Maqedonisë, Reshat Ameti dhe anëtarët e saj, Xhelil Rufati, Luan Zenku dhe Xhezair Rexhepi.

Në shenjë falënderimi për mbështetjen e artit dhe sidomos të kolonisë artistike që u mbajt gjatë muajit korrik të këtij viti, kryetari i SHAFM “Draudacum”, Reshat Ameti komunës së Gostivarit i dhuroi 11 vepra të artistëve nga kolonia e fundit, ndërsa kryetarit Bejta i dhuroi mozaikun e punuar me vidha nga artisti nga Shqipëria, rekordmeni i Guinness – Saimir Strati.

“Unë them se një prej shtyllave kryesore që e tregon popullin se sa është i ngritur në nivelin kulturor është edhe arti. Neve na ka dhuruar shumë artistë në qytetin tonë. Ne, në program e kemi që në të ardhmen artistët e qytetit në bashkëpunim me komunën, ti lejnë veprat e tyre, kurse një pjesë të punimeve ne e kemi zbukuruar komunën tonë. Sot në mënyrë të veçantë i falënderoj të gjithë profesorët e artit, udhëheqësit e SHAFM “Draudacum”, që i kanë sjellë edhe punimet tjera të kolegëve të tyre nga vende të ndryshme. Unë ju falënderoj si komunë dhe si qytetarë të Gostivarit çdoherë të jenë të përkrahur dhe të mbështetur aq sa i kemi mundësitë financiare. Besoj se edhe në të ardhmen edhe qytetarët të cilët kanë kapacitet financiar, biznesmen dhe kompani të suksesshme do ti bashkëngjiten komunës që ti përkrahim artistët tonë që të bëjnë organizimin e kolonive në qytetin e Gostivarit për shkak se këtë e bëjnë në të mirën e shoqërisë së qytetit dhe bëjnë ngritjen kulturore të qytetarëve të Gostivarit”, tha kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

“Kryetari Bejta ka qenë një ndër ata që e kanë përkrahur artin dhe kulturën në përgjithësi në Gostivar. Këtu do ta përmendi aktivitetin e fundit madhështor ku u organizua kolonia e artit figurativ “Draudacum 2014”, ku morën pjesë artist nga dhjetë shtete. Qyteti u bë metropol i kulturës në Maqedoni, por kështu aktivitet nuk është mbajtur në trevat tona në Maqedoni por edhe në hapësirat tjera kulturore shqiptare. Këto aktivitet e rëndësishme nuk mund ta kenë nivelin e lartë po që se mbas atij nuk rrinë institucionet. Publikisht, ne emrin tim personal por edhe në emër të artistëve ju falënderojmë për përkrahjen që na dhatë ku kishim mundësi që para qytetarëve tonë dhe para opinionit artistik të prezantojmë një nivel të lartë të organizimit dhe ne jemi të motivuar që puna jonë të vazhdoje edhe më tej se i pari i qytetit tonë është adhurues i artit, por edhe në mënyrë praktike na ndihmoi që ne ta vazhdojmë aktivitetin tonë. Ne kemi një obligim moral dhe profesional që komunës ti dhurojmë disa vepra që të jenë dëshmitarë ato vepra që në një kohë ka ekzistuar shoqata jonë, por edhe kryetarin jonë, janë mbajtur aktivitete të larta të kulturës”, theksoi kryetari i SHAFM “Draudacum”, Reshat Ameti.

Veprat artistike do të vendosen në hapësirat e Komunës së Gostivarit.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *