Home / Lajme / Rajon / Noyes: Në Shqipëri nuk ka ndodhur transplantimi i organeve

Noyes: Në Shqipëri nuk ka ndodhur transplantimi i organeve

19 tetor-“Unë i njoha njerëzit e UÇK-së, njoha ushtarët e saj, e dija për çfarë luftonin. Ata nuk luftonin për para, por për Atdheun dhe pavarësinë e tyre dhe kundra masakrave që po kryenin serbët. Nuk ishin aty për të bërë ndonjë lekë”, ka thënë ai.

3Share
2Tweet
0Share
Specialisti amerikan i kirurgjisë, Willard L. Noyes, duke u ndalur te akuzat dhe pretendimet për transplantim të organeve në Shqipëri, ka deklaruar për KosovaPress, se në bazë të përvojës së tij, është e pabesueshme që në atë realitet dhe në ato kushte mund të ndodhte transplantimi i organeve.

Noyes ka shtuar se do të kontribuonte shumë më shumë nëse do ta dërgonin në vijën e frontit, aty ku luftohej dhe kishte më shumë të plagosur.

“Isha shumë i lumtur që mu dha mundësia të bëja atë që bëra. Kur vajta aty mendova se do të kisha qenë më i dobishëm po të më kishin çuar më pranë vijës së parë të luftës, sepse mendoj se do të kisha mjekuar shumë më tepër të plagosur nga UÇK-ja, që u sollën plot plagë nga fusha e betejës. Aty ku isha unë, spitali ishte i mbrojtur dhe i sigurt. Aty ku silleshin ushtarët, ndoshta rreth 35 kilometra larg vendeve ku shumica e tyre ishin plagosur. Pra, do të doja të kisha mjekuar shumë më tepër ushtarë”, ka thënë ai, duke shtuar se ndjente keqardhje për ushtarët e plagosur.

Noyes ka përmendur edhe kontributin e familjeve në Shqipëri, të cilat pritën kaq shumë refugjatë dhe u kujdesën për ta, duke i strehuar në apartamentet e tyre të vogla.

Megjithatë, kujtimet më të vështira për ta janë fëmijët e plagosur nga forcat serbe.

“Kur sheh fëmijë të plagosur – ose nga aksidentet ose nga lufta – është shumë e vështirë, shumë emocionale, ndaj disa nga kujtimet e mia më të vështira janë me fëmijët që vuajtën të këqijat e luftës. Ata nuk do ta harrojnë kurrë luftën dhe ato që kaluan, pavarësisht nëse ishin tre ose gjashtë vjeç ose dhjetë vjeç. Plagët e tyre nuk mund të shihen; i mbajnë brenda ato e aty do të jenë gjithmonë aty”, është shprehur ai.

Lidhur me pretendimin për trafikim organesh në Shqipëri, ai thotë se sot është hera e parë që ka dëgjuar një fjalë rreth kësaj çështjeje.

“Më duket komplet e pabesueshme. Në atë kohë, në atë realitet dhe me ato kushte të ndodhë diçka e tillë? Unë kam marrë pjesë në vjeljen e organeve nga njerëz që kishin nënshkruar marrëveshje për të dhuruar organet e tyre, pasi të vdisnin, gjatë praktikës sime si kirurg në Pensilvania. Përgatitja e organeve, ftohja dhe ngrirja, koha e transportit nga aty ku kryhet operacioni deri tek aty ku duhet të shkojë… është e pabesueshme të mund të ndodhë në atë vend për të cilin po flisni ju, në Shqipëri, e nga ushtarët e UÇK-së. Së pari, unë nuk njoh asnjë mjek tjetër përveçse një ose dy që ishin të përfshirë në luftën e shqiptarëve të Kosovës. Edhe nëse kishte mjek aty gjatë luftës, si mund të kishte kohë dhe fuqi që ta bënte këtë gjë që po më thoni ju. Është e pabesueshme, nuk e besoj dot! Pra, jam plotësisht i mendimit që ajo gjë nuk ndodhi”, ka thënë ai.

Duke u bazuar në përvojën e tij dhe atë që ka parë, ai thotë se ka nevojë për mjeshtëri në këtë punë gjë që nuk mund të ndodhte atëherë.

“Unë i njoha njerëzit e UÇK-së, njoha ushtarët e saj, e dija për çfarë luftonin. Ata nuk luftonin për para, por për Atdheun dhe pavarësinë e tyre dhe kundra masakrave që po kryenin serbët. Nuk ishin aty për të bërë ndonjë lekë”, ka thënë ai.

Ai flet edhe për ndihmën që ka bërë për spitalet në Shqipëri dhe Kosovë.

“E dija që sa të kthehesha do të përpiqesha të mblidhja pajisje mjekësore. U ktheva tre herë të tjera, në vitin 2000, 2001 dhe 2005 dhe solla 44 kontejnerë me pajisje mjekësore në spitalin e Kukësit. Disa prej tyre shkuan në spitalin e Tiranës dhe disa në atë të Prishtinës”, ka thënë Noyes.

Sipas tij, ajo që ka ndodhur në Kosovë nuk duhet harruar, ndaj duhet sjellë në anglisht librat për këtë luftë në mënyrë që njerëzit t’i lexojnë e të konsiderojnë njësoj si ato që ndodhën në Luftën e Dytë Botërore. /KP/Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *