Home / Lajme / Maqedoni / Nuland paralajmëron liderët e Ballkanit

Nuland paralajmëron liderët e Ballkanit

6 tetor-Ajo ka pyetur liderët e rajonit se: Si mund që të fleni gjatë natës me betimin tek neni 5 i NATO-s, ndësa ditën të promovini demokraci neoliberale, të promovoni nacionalizëm dhe të kufizoni lirinë e medias si dhe të diabolizoni shoqërinë civile.

Ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit Victoria Nuland ka përcjellë porosi paralajmëruese për liderët e Ballkanit.

Ajo në një fjalim në forumin strategjik për Evropën Qendrore dhe Lindore të mbajtur në Uashington ka theksuar se ky rajon është i kërcënuar nga dy plagë kancerogjene, korrupsioni dhe shmangia e demokracia.

“Në tërë rajonin kemi dy plagë kancerogjene si shmangia nga demokracia dhe korrupsioni që po kërcënojnë ëndrrën, për realizimin e së cilës punuan shumë njerëz nga viti 1989”, deklaroi Nuland.

Ajo ka pyetur liderët e rajonit se: Si mund që të fleni gjatë natës me betimin tek neni 5 i NATO-s, ndësa ditën të promovini demokraci neoliberale, të promovoni nacionalizëm dhe të kufizoni lirinë e medias si dhe të diabolizoni shoqërinë civile.

Nuland tha se këtë pyetje i`a parashtron edhe atyre që mbrojnë funksionarët e korruptuar nga hetimet gjyqësore, që rrethojnë Parlamentin kur i përgjigjet atyre apo kur bëjnë pazare për biznese të fëlliqura. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *