Home / Lajme / Maqedoni / Numri i punëtorëve të lënduar në punë shënon rritj

Numri i punëtorëve të lënduar në punë shënon rritj

22 tetor-“Punëdhënësi është i detyruar gjatë formulimit të deklaratës së sigurisë dhe shëndetit në punë patjetër të kërkojë mendimin e Sindikatës apo përfaqësuesit të punëtorëve, ku nuk ka sindikatë që të merr pjesë në krijimin e politikës për Siguri në Punë”, tha Zhivko Mitrevski, kryetari i LSM

Punëtorët më së shumti lëndohen në industrinë e përpunimit, ndërsa vdesin në sektorin e ndërtimit. Vitin e kaluar, nga gjithsej 16 aksidente që kanë përfunduar me vdekje, 9 prej tyre kanë ndodhur në ndërtimtari, njoftohet në “Studimin mbi Sigurinë në Punë.” Nga Sindikata thonë se tashmë bëhen ndryshime ligjore që do ta përmirësojnë situatën në terren.

“Punëdhënësi është i detyruar gjatë formulimit të deklaratës së sigurisë dhe shëndetit në punë patjetër të kërkojë mendimin e Sindikatës apo përfaqësuesit të punëtorëve, ku nuk ka sindikatë që të merr pjesë në krijimin e politikës për Siguri në Punë”, tha Zhivko Mitrevski, kryetari i LSM

Në vitin 2010 ka pasur 625 punëtorë të lënduar, në vitin 2011-786, në vitin 2012 janë lënduar 1,446 punëtorë, dhe në vitin 2013 në vend pune janë lënduar 1,338 persona. Përndryshe, sipas hulumtimit nga Fondacioni Evropian për Përmirësimin e jetesës dhe punës, nga 34 vende të analizuara, 27 prej të cilave anëtare të BE-së, Maqedonia, së bashku me Kroacinë, Turqinë, Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi kanë ekspozimin më të lartë ndaj rreziqeve fizike pothuajse në të gjitha aktivitetet.Alsat

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *