Home / Lajme / Rajon / Parlamenti grek do të votojë për besimin e Qeverisë

Parlamenti grek do të votojë për besimin e Qeverisë

10 tetor-Ekzistojnë gjasa të vogla që votimi i besimit të ketë rezultat negativ për koalicionin konservator – socialdemokratik i cili ka 154 deputetë në Parlamentin 300 anëtarësh.

Në Parlamentin grek vazhdojnë debatet në lidhje me kërkesën e Qeverisë së koalicionit për votimin e besimit, të cilët duhet të përfundojnë sonte në mesnatë, pas çka vijon votimi.
Kryeministri Andonis Samaras kërkoi votim të besimit në prag të thirrjeve gjithnjë e më të shpeshta nga ana e partisë opozitare ekstreme majtiste SYRIZA për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
SYRIZA shumë herë theksoi se Qeveria nuk e ka mbështetjen e duhur në parlament për zgjedhjen e kryetarit të ri, që duhet të ndodhë në muajin shkurt.
Ekzistojnë gjasa të vogla që votimi i besimit të ketë rezultat negativ për koalicionin konservator – socialdemokratik i cili ka 154 deputetë në Parlamentin 300 anëtarësh.
Nga votimi megjithatë mund të shihet se çfarë mbështetje parlamentare mund të presë shumica qeveritare gjatë zgjedhjes së kryetarit të ri nga përbërja e tanishme parlamentare.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *