Home / Lajme / Maqedoni / Pasati del nga rruga dhe godet në rrethojat e varrezave

Pasati del nga rruga dhe godet në rrethojat e varrezave

28 tetor-Është bërë inspektimi në vendin e ngjarjes, ku më pas do të përcaktohen arsyet e ngjarjes. Por siç është parë arsyeja kryesore për daljen nga rruga ka qenë shpejtësia e papërshtatshme sipas kushteve të rrugës

Mbrëmë, rreth orës 03:00 të mesnatës në rrugën rajonale Tetovë-Pirok në f.Palçisht të Poshtëm, vetura e tipit “PASAT” me targa të Tetovës, i drejtuar nga H.M(26) nga f.Kamenjan, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe ka goditur duke dëmtuar më shumë se 4metra rrethojat metalike në varrezat e fshatit, njofton MPB.

Të plagosur nga dalja e veturës nga rruga nuk ka pasur, ndërsa dëmtimi i pronës është vlerësuar në 20 mijë denarë. Është bërë inspektimi në vendin e ngjarjes, ku më pas do të përcaktohen arsyet e ngjarjes. Por siç është parë arsyeja kryesore për daljen nga rruga ka qenë shpejtësia e papërshtatshme sipas kushteve të rrugës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *