Home / Lajme / Maqedoni / PDSH do të kthehet në kuvend (VIDEO)

PDSH do të kthehet në kuvend (VIDEO)

Tetovë, 18 tetor – Partia Demokratike Shqiptare do të kthehet në kuvendin e Maqedonisë pët këtë ka vendosurë sot kryesia qendrore Partisë Demokratike Shqiptare në mbledhjen e parë të mbajturë sot në sallën e komunës së Tetovës, transmeton Televizioni Koha.

Sipas kryetarit të PDSH-së Menduh Thaçi vendimi është marrë për shkak të disa konstatimeve.

“Sot e kishim mbledhjen e parë të kuvendit qendror në formacion të rri ku u analizuan punimet e kongresit dhe u vlerësua se ky është një ndër kongreset më të suksesshme të Partisë Demokratike Shqiptare. Po ashtu në pikën e dytë u diskutua edhe për çështjen e vendimit që duhet të merë kuvendi qendror si organ më i lartë i partisë për rikthimin e deputetëve në parlament. Argumentet ishin me shumicë të plotë pro për shumë arsye, për shkak se insistimi i bashkësisë ndërkombëtare, Unionit Evropian dhe SHBA-ve është i qartë për tu rri-kthye në parlament dhe ne duhet të demonstrojmë partneritet të plotë. E dyta ne nuk duam të bëhemi alibi i qeverisë se ne qenkemi fajtor që procesi ka ngec dhe Maqedonia dita-ditës fundoset në krizë politike dhe në krizë ekonomike. Çështja e tretë është çështja e aspektit mediatik, fatkeqësisht në Maqedoni gati shumica e medieve janë në kontroll të qeveris dhe disa prej tyre në kontroll të krimit të organizuar dhe dritarja e vetme që na ngel neve është dritarja e parlamentit”, tha kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, transmeton Televizioni Koha.

Lideri i PDSH-së komentoi se incidentet e ndodhura në ndeshjen e futbollit Sërbi-Shqipëri edhe njëher treguan qëndrimin e të gjithë Sërbëve kundër Shqiptarëve.

“Për ti bindur gjithë shqiptarët se qasjen duhet ta kemi ndryshe, ata nuk ndryshojnë, a janë të majtë, a janë të djathtë, a janë radikal, a janë më të butë, serbët kanë qasjen e njëjtë ndaj shqiptarëve, asgjë nuk ka ndryshuar dhe ne duhet ta kemi qasjen e njëjtë ndaj tyre. Me udhëheqës si Nikoliçi dhe Vuçiçi që janë drejtpërdrejt të implikuar me partin e tyre dhe me shtetin në dy dekadat e fundit në vrasjen e 300.000 mijë njerëzve, tu lejojmë që të tregohen se kanë imazh evropian nuk është mirë. Unë mendoj se përfundimisht nuk duhet sporti të implikohet në politik, mirëpo gjithçka që ka të bëj mes neve shqiptarëve si të veçantë në Ballkan dhe sllavëve, implikon aspekte politike dhe kombëtare. Do të ishte mirë që kjo situatë të tejkalohet dhe të vazhdojmë të punojmë”, tha kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, transmeton Televizioni Koha.

Thaçi foli edhe mbi vizitën e paralajmëruar të kryeministrit Edi Rama në Sërbi.

“Delikate kjo shumë, Kryeministri Rama nuk jep përgjegjësi para meje se a shkon në Beograd apo jo, është i zgjedhur i parlamentit të Shqipërisë dhe ndoshta mund të ketë aspekte pozitive për Shqipërinë vizita e atij në Beograd, por për shqiptarët e Maqedonisë dhe shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë unë dyshoj se mund të ketë ndonjë impakt pozitiv kjo vizitë”, tha kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, transmeton Televizioni Koha.

Ndësa për deklaraën e fundit të kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti se jo të gjithë në BDI janë engjujë Thaçi tha se pas një konstatimi të këtillë ai duhet të japë dorëheqje e jo të shprehë emocione.

“Mendoj se kjo është hipokrizi politike, politika nuk është vendi i reflektimeve emocionale që pranon se ne nuk jemi engjëj, ajo s’është vendi i engjëjve. Nëse ai pranon se ata i kanë gabimet e veta dhe përgjegjësinë e plotë për këtë situatë të krizës së thellë politike dhe ekonomike të Maqedonisë, minimumi është akti i dorëheqjes dhe e dyta tërheqja e partisë prej qeverisë, kësi filma hipokrizie janë të palejueshme në politikën moderne”, tha kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, transmeton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *