Home / Lajme / Maqedoni / PDSH: Vazhdon diskriminimi financiar i shqiptarëve

PDSH: Vazhdon diskriminimi financiar i shqiptarëve

20 tetor-Sipas Aliut vazhdojnë të financohen projektet megalomane maqedonase nëpërmjet projektit Shkupi 2014, kurse në anën tjetër shqiptarët ngelen jashtë çfarëdo përkujdesje, në baltë e lloç, pa ujë për pije, pa rrugë e kanalizime, pa shkolla e çerdhe.

Partia demokratike shqiptare ka kritikuar ashpër propozim buxhetin për vitin 2015. Sipas saj vazhdon diskriminimi financiar i shqiptarëve nën regji të partive të bllokut politik maqedonas, por gjithnjë i mbështetur edhe nga BDI-ja. Deklarta për propozim buxhetin për vitin 2015, shënon kthimin zyrtar të grupit parlamentar të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) në kolltukët e kuvendit, gjë që dit më parë e paralajmëroi vet kreu I PDSH-së Menduh Thaçi.

“Sot nëpërmjet deputeteve të BDI-së kalon edhe një buxhet me të cilin për herë të 7-të me VMRO-në si dhe 4 herë me LSDM-në, në 11 Buxhete BDI bëhet pjesëmarrëse e direkt në vjedhjen që ju bëhet shqiptarëve. Hipokrizi, fjalë dhe premtime boshe nga ana e BDI-së e karakterizuan edhe këtë buxhet edhe pse hapur nëpërmjet shifrave shihet qartë diskriminimi që ju bëhet shqiptarëve”, deklaroi Gazmend Aliu, deputet i PDSH-së. .

Sipas Aliut vazhdojnë të financohen projektet megalomane maqedonase nëpërmjet projektit Shkupi 2014, kurse në anën tjetër shqiptarët ngelen jashtë çfarëdo përkujdesje, në baltë e lloç, pa ujë për pije, pa rrugë e kanalizime, pa shkolla e çerdhe.

“Krejt kjo nuk paraqet asnjë shqetësim për BDI-në pasi që të rehatuar në kolltukët e pushtetit e të shndërruar në milionerë si rezultat i korrupsionit dhe krimit të organizuar, tentojnë të paraqesin një situatë ku shqiptarët të zhytur në fukarallëk sipas BDI-së po jetojnë në bollëk dhe se vendbanimet shqiptare lulëzojnë. Për të maskuar të vërtetën, BDI inskenoi incident me të vetmin qëllim heshtjen e opozitës shqiptare. Ua bëjmë me dije se ky do jetë mision i pamundshëm për BDI-në apo për këdo qoftë tjetër”, tha Aliu.

Aliu paralajmëroj se grupi parlamentarë i PDSH-së do të vazhdojë të artikulojë kërkesat reale të shqiptarëve dhe të ngrejë zërin për të gjithë projektet antishqiptare.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *