Home / Lajme / Maqedoni / Për kooperativa bujqësore nuk ka interesim (VIDEO)

Për kooperativa bujqësore nuk ka interesim (VIDEO)

Formimi i kooperativave bujqësore në bujqësinë e Maqedonisë prej tani do të ndihmohet financiarisht sipas masave të qeverisë.

Agjensioni për ndihmesë financiare në bujqësi dhe zhvillimit rural ka hapur thirrje publike për ndarjen e mjeteve, funksionimit dhe promovimit të kooperativave bujqësore. Bujqit e interesuar do të mund te aplikojnë për ndihmës financiare deri 6 milion denarë deri 7 nëntor.

Ndërkaqë, një vit më parë shumë pak bujq të Pollogut janë interesuar për këtë mundësi, ndërsa edhe ata dy apo tre persona pasi kanë vërejtur se ka shumë punë administrative janë tërhequr. Këtë vit poashtu nuk ka pasur të interesuar persona për të themeluar koperativë bujqësore në Pollog. Kjo është konfirmuar edhe në njësinë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë në Tetovë prej nga theksojnë se edhe krahas interesimit të vogël ata që fillojnë të plotësojnë dokumentacionin tërhiqen për shkak të formularëve të cilët kërkohet që të plotësohen në mënyrë të detajuara dhe kjo është shumë e lodhshme dhe ata në fund tërhiqen. Edhe pse deri më tani asnjë kooperativë bujqësore nuk është formuar në Pollog dhe krahas apeleve të ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe ujërave, kurse në qytetet e Maqedonisë Lindore tani më funksionojnë kooperativat e këtilla.

Kooperativat bujqësore përsëri janë kthyer në bujqësinë e Maqedonisë, që kur u vërtetua se fermat e deritanishme familjare janë të vogla me shumë prona të copëtuara.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *