Home / Lajme / Maqedoni / Për Sejdinin shqipja llogaritet e huaj (VIDEO)

Për Sejdinin shqipja llogaritet e huaj (VIDEO)

01 tetor – Në opinion lakohen zërat se kjo mund të ketë qenë ndër arsyet kryesore që Ivanov u përcaktua pikërisht për gjeneral Sejdiun, për anëtar të Këshillit të Sigurimit. Ndryshe Sejdini gjatë gjithë jetës ka qenë ushtarak.

Gjeneral Sejdini i cili është emëruar nga presidenti Ivanov për anëtarë të Këshillit të Sigurimit, në biografinë e tij të publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Mbrojtjes ka nënvizuar se si gjuhë të huaj, njeh gjuhën shqipe.

Në opinion lakohen zërat se kjo mund të ketë qenë ndër arsyet kryesore që Ivanov u përcaktua pikërisht për gjeneral Sejdiun, për anëtar të Këshillit të Sigurimit.

Ndryshe Sejdini gjatë gjithë jetës ka qenë ushtarak. Ka mbaruar Akademinë ushtarake në Split të Kroacisë, në ish Jugosllavi.

Ndërkohë pas shkatërrimit të Jugosllavisë Sejdini i është bashkangjitur ARM-së. Së fundmi gëzon postin e zv/shefit të Shtatmadhorisë së ARM-s.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *