Home / Lajme / Maqedoni / Persona të panjohur demolojnë bastoren sportive “Balkan Bet”

Persona të panjohur demolojnë bastoren sportive “Balkan Bet”

28 tetor-Policia e Tetovës, njofton se personat e panjohur kanë përdorur sende të forta dhe metalike dhe kanë demoluar bastoren sporitve “Balkan Bet”, që ndodhet në rrugën “133” në Tetovë, në pronësi të 24-vjeçarit V.I nga Struga.

Mbrëmë prej orës 22 deri në ora 9 të ditës së sotme, persona të panjohur kanë demoluar bastoren sportive “Balkan Bet” në rrugën “133” në Tetovë.

Policia e Tetovës, njofton se personat e panjohur kanë përdorur sende të forta dhe metalike dhe kanë demoluar bastoren sporitve “Balkan Bet”, që ndodhet në rrugën “133” në Tetovë, në pronësi të 24-vjeçarit V.I nga Struga.

Personat e panjohur kanë thyer derën e përparme prej xhami, dhe më pas kanë dëmtuar edhe tre televizorë LCD me madhësi të ndryshme dhe dy monitorë, një prej të cilëve ishte luksoz dhe i shtrenjtë, dhe një aparat marrës dixhital, pas së cilës pa u vënë re nga askush ata janë larguar nga lokali, duke shkaktuar dëme të përgjithshme të cilat, sipas pronarit objektit, vlerësohet në rreth 7000 euro.

Policia ka inspektuar dhe ka fotodekumentuar dhe kanë marrë gjurmët e autorëve të cilët pas ekspertizës do të zbardhen edhe autorët.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *