Home / Lajme / Rajon / Plagoset me thikë gazetari i Klan Kosovës

Plagoset me thikë gazetari i Klan Kosovës

27 tetor-Gazetari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim, kurse mediat vendore pohojnë se bëhet fjalë për Milot Hasimjen. Zoti Hasimja thuhet të ketë qenë duke punuar në njërën nga zyrat e televizionit kur është sulmuar.

Një gazetar i televizionit Klan Kosova është sulmuar me thikë në hapësirat e këtij televizioni në Prishtinë. Gazetari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim, kurse mediat vendore pohojnë se bëhet fjalë për Milot Hasimjen. Zoti Hasimja thuhet të ketë qenë duke punuar në njërën nga zyrat e televizionit kur është sulmuar. Policia e Kosovës ka konfirmuar se ‘viktima ka marrë tre plagë nga përdorimi i thikës’.

Sulmuesi është identifikuar nga autoritetet e rendit si një 22 vjeçar, i cili është dërguar në qendrën rajonale të paraburgimit.

Autoritetet e rendit thonë se janë duke punuar në ndriçimin e rrethanave të këtij sulmi. Ndryshe redaktori i Klan Kosovës, Gazmend Syla ka thënë para mediave që ngjarja ka ndodhur rreth orës 10 ku një person ka kërkuar të takohet me Milotin. Ai është lejuar të hyjë brenda, pa e ditur ne qëllimin e tij të keq, dhe ka sulmuar dhe therur pas qafës gazetarin Milot Hasimja. Gjendja e të lënduarit është e rëndë por jashtë rrezikut për jetë.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *